Po afron sezoni i ri, asnjë lëvizje nga bashkia për terrenet sportive të Lushnjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 12:34

Po afron sezoni i ri, asnjë lëvizje nga bashkia për terrenet sportive të Lushnjes

Edhe në prag të sezonit të ri, Lushnja gjendet në një situatë shumë të vështirë për sa i përket infrastrukturës. Për shkak të mungesës së gjatë të investimeve, terrenet sportive, pronare e të cilave është bashkia, janë të amortizuara plotësisht dhe nuk plotësojnë asnjë kriter për stërvitje.
Lushnja aneksi logo
Rikonstruksioni i tyre kërkon investim, por edhe për vitin 2020 bashkia nuk ia ka dalë qoftë edhe në formë bashkëpunimi të sistemojë të paktën një terren të vetëm sportiv. Vit pas viti nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete, sepse ndërhyrja në infrastrukturë është tjetër kosto nga buxheti. Gjendja mbetet shumë e vështirë, me seanca stërvitore që kryhen në pluhur dhe në baltë, sipas kushteve të motit.

EKIPI – Lushnjarët vijojnë me përgatitjet, duke pritur fillimin e kampionatit. Portieri Ariol Kaloshi është aktivizuar titullar në të gjitha miqësoret e deritanishme, duke zënë vendin e Haremit. “Po përgatitem për të bërë një sezon sa më të mirë. Kam punuar mirë dhe kam besimin e plotë të stafit. Jam në formë të mirë dhe kam bindjen se do të bëjmë një sezon pozitiv”, është shprehur Kaloshi. Portieri lushnjar këtë fundvit mbush 21 vjeç, por edhe pse në moshë të re, ai ka disa eksperienca, si te Besa, Tomori dhe Naftëtari. Tashmë ka rinovuar kontratën me Lushnjën dhe trajneri Gjyla e mendon titullarin e portës.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"