Plotësohet Partizani, Shehi ka gjithë ekipin nën urdhra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:10

Plotësohet Partizani, Shehi ka gjithë ekipin nën urdhra

Partizani plotësohet para ndeshjes me Laçin. Dje i janë bashkuar ekipit të gjithë lojtarët e grumbulluar me Kombëtaret dhe Maget Gueje, i larguar drejt Senegalit për arsye familjare.

PARTIZANI

Në klub ekzistonte njëfarë pasigurie në lidhje me rikthimin në kohë të Maget dhe Bintsukës, të cilët duhej të udhëtonin nga Afrika, ku linjat ajrore kanë shfaqur herë pas here probleme me vonesat, sidomos pas pandemisë. Fatmirësisht, të dy janë kthyer në skuadër dhe kanë kryer dje stërvitje me grupin.

Lajme të mira ka edhe nga Maget, i cili pavarësisht se larg ekipit, ka ruajtur formën dhe mund të luajë ndaj Laçit të shtunën. Ismaili, Preka dhe Buxhelaj janë kthyer gjithashtu. Të vetmit lojtarë jo të gatshëm për Shehin në ndeshjen me Laçin janë Mehmeti dhe Bytyçi. Më i afërt është rikthimi i mesfushorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"