Plori: E vështirë të mbijetojmë, pres edhe 2 futbollistë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 18, 2018 | 19:06

Plori: E vështirë të mbijetojmë, pres edhe 2 futbollistë

Kastrioti mposhti në mënyrë surprizë Luftëtarin në Gjirokastër, duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku i krutanëve, Plori, u shpreh tepër i kënaqur për suksesin e arritur, gjithsesi ai theksoi se është vetëm fillimi dhe skuadrën e pret një luftë e ashpër deri në fund.

plori

“I uroj Superligës një kampionat të mbarë dhe të ketë mbarësi për të gjithë ekipet. Formula magjike. Nuk mund të them se jemi gati. Erdhëm si skuadër modeste. Luftëtari nuk na njihte, ne e njihnim shumë mirë. Erdhëm për 1 pikë, por më pas kërkuam 3 pikë. Ja dolëm, jam shumë i kënaqur. Është vetëm fillim. Kemi një rrugë të gjatë. Gjithsecili do të ishte i kënaqur me këtë 3 pikësh.

Ndryshimet në pjesën e dytë…

Në pjesën e parë, kisha frikë, deri sa të mbyllej në barazim. Lëvizjet i bëra sa filloj pjesa e dytë, duke parë dhe shthurjet në mbrojtjes kundërshtarë, menduam të guxonin

E ndjeni veten të kompletuar apo do të ketë ndryshime?

Këto janë mundësitë deri tani. Kam diskutuar me presidentin. Kërkoj edhe 2 ardhje të tjera. Kampionati është i fortë. Duhen edhe 2 afrime që dhe unë të kem mundësi për ndryshimet në skemat e lojës.

Momenti kur përfundoj ndeshja dhe duartrokitjet e tribunës…

Kjo është kënaqësia e futbollit, kur një skuadër duartrokitet në fushën kundërshtarë. Them se duartrokitjet ishin shumë domethënëse. Edhe ne i duartrokitëm tifozët.

Keni një objektiv për këtë sezon?

Objektivat e skuadrës është që këtë sezon të qëndrojmë. Do jetë shumë e vështirë. Jam i kënaqur, por ishte vetëm ndeshja e parë. Kemi shumë punë për të bërë. Duhet të këmbëngulim dhe të jemi me këmbë në tokë. Unë jam munduar të krijoj një grup që në fushë të jetë si familje.

Nga e gjetë futbollistin Rrahimi? 

Është një lojtar të cilin e kam ndjekur shumë mirë. Ka element teknik dhe ambientohet shumë mirë me skuadrën. Bën 3 role. I vlefshëm për skuadrën, më ka pëlqyer sot në detyrat mbrojtëse.






www.minuta90.com