PIKANTET| Teuta-Vllaznia/ “Vazhdo lojën Shero”, stafi i Teutës motivon Kallakun. Pashk Laska ndjek ndeshjen në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 0:03

PIKANTET| Teuta-Vllaznia/ “Vazhdo lojën Shero”, stafi i Teutës motivon Kallakun. Pashk Laska ndjek ndeshjen në tribunë

– Edmond Hasanbelliu dhe Suad Lici e ndoqën pranë njëri-tjetrit këtë duel, por bashkë me ta ishte edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Teuta

– I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe biznesmeni Alban Xhaferi, i cili ka kërkuar zyrtarisht që të marrë presidencën e Vllaznisë. Ai po i qëndron afër ekipit në çdo ndeshje.

– Arsid Kruja, Dajan Shehi dhe Florind Bardulla rikthehen në Durrës, por këtë herë si kundërshtarë. Ndërsa nga ana tjetër luajnë ish-ët Arlind Kalaja e Rubin Hebaj.

– Edi Martini dhe Hysen Dedja sfiduan të shkuarën dje. I pari ka drejtuar Vllazninë, ndërsa i dyti ka një të shkuar te Teuta.

– Arbër Çyrbja i dëmtuar e ka ndjekur sfidën nga tribuna, nën shoqërinë e miqve të tij.

– Martini për asnjë çast nuk u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve: “Luaje topin” apo “Më poshtë topin o Aleks”.

– Dielli pengonte Stivi Frashërin, e ndaj kishte gjetur një zgjidhje ideale. Për 90 minuta mbajti kapele në kokë.

– Stafi i Teutës ka motivuar Kallakun në momentin e humbjes së penalltisë: “Vazhdo lojën Shero, s’ka gjë”.

– Adili kapet me anësorin: “A sheh ti, korne ishte ajo”?

– Martini thërret Aleksin: “Albano, Albano, shko ti në vend të Hoxhës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"