PIKANTET/ Tifozët e Tiranës sulmojnë Ahmatajn dhe Kalenë, Duro çmendet për pasat e Gavazajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:25

PIKANTET/ Tifozët e Tiranës sulmojnë Ahmatajn dhe Kalenë, Duro çmendet për pasat e Gavazajt

Klubi i Tiranës dhe Kukësit solidarizo hen me nismën “Dhuro për Shqipërinë”, për të prekurit nga tërmeti. Të gjithë mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa lojtarët dolën me bluza të veçanta në krah të motos së këtyre ditëve. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme. 

Tirana

I pranishëm në stadium ishte presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ashtu si dhe mikpritësi Refik Halili. Të dy nuk kanë qëndruar ngjitur me njëri-tjetrin.

Shumë i mërzitur ka qenë në fund të ndeshjes presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ai është larguar nga stadiumi rreth 1 orë e 30 minuta pas përfundimit të takimit. Nuk ka dashur të flasë në fund të ndeshjes presidenti i bardhebluve. Në stadium për të parë ndeshjen ishin edhe Erjon Bogdani, Bledar Devolli, Rezar Dabulla, Arbër Abilaliaj dhe drejtori i Akademisë Tirana, Devi Muka.

Pas pësimit të golit, presidentin e Kukësit, Safet Gjici, nuk e mbante vendi, por më pas doli i kënaqur nga stadiumi. Gentian Muça kthehet të luajë titullar në Kategorinë Superiore pas 31 marsit 2017. Lojtari ka më shumë se dy vite mes operacioneve dhe falë riaftësimit ia doli të paraqitej mirë në fushën e lojës, duke qenë edhe kapiteni i skuadrës si një nga më të mirët për Tiranën në humbjen turpëruese 1-3 ndaj Kukësit.

Trajnerët gjatë pjesës së parë nuk i mbajnë fjalët. “Si nuk dhe një top m…in. Si nuk dhe një top…”, i drejtohet Shpëtim Duro Gavazajt, pasi ky i fundit humbi një mundësi të mirë për të vertikalizuar drejt portës së Tiranës.

Kukesi-Tirana

Një rast tjetër, trajneri i tërheq veshin Rrocës për një top të humbur. Julian Ahmataj e ka zakonisht me mesfushorët dhe Majkëll Ngonë, që sipas tij rrinte shumë pas linjës së mbrojtjes së Kukësit. Në minutën e 21-të, Kobina kërkon zëvendësim pas një problemi në rrëzat e kofshëve, ndërsa në fund të pjesës së parë ai që lë fushën është Edon Hasani.

Nga minuta e 41-të, shkodrani luajti me gju të fashuar për shkak të një dëmtimi në mesfushë. Madje, dyshja e lojtarëve rrezikon që të mungojë edhe në derbin e së premtes.

Në minutën e 21-të hyn zjarrfikësja në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lojtarët e Kukësit i kërkojnë llogari Enea Jorgjit për penalltinë e padhënë në fund të pjesës së parë. Ndërkombëtari përpiqet që të qetësojë irritimin e kuksianeve, që ishin të bindur se u ishte ngrënë haku. Tifozët e Tiranës edhe dje ishin në stadium jo pak. Rreth 2000 tifozë mbushnin “Selman Stërmasin”.

Ama, në momentin që Kukësi përmbysi rezultatin e takimit, ata shpërthyen ndaj trajnerit Julian Ahmataj. “Mos u fut në pankinë, jep dorëheqjen o Jul”, dëgjoheshin thirrjet e tifozëve. Tifozët e Tiranës nuk janë përmbajtur edhe në momentin kur Elton Kale po bëhej gati të hynte në fushë. Të irrituar për rezultatin, ata anë kërcënuar mesfushorin që të mos futej në fushë, pasi në atë moment gjithçka ishte mbyllur dhe për të ishte e kotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"