Pikantet / Përplasje kokë më kokë në mesfushë, tërbohet Josa. Vucaj mbetet pa njërën këpucë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2017 | 14:53

Pikantet / Përplasje kokë më kokë në mesfushë, tërbohet Josa. Vucaj mbetet pa njërën këpucë

– Erando Karabeci rimerr shiritin pas disa muajsh mungesë. E djeshmja ishte e para ndeshje si titullar pas dëmtimit horror.

– Akuah falet para se të nisë takimi.

– Nika e Vucaj kthehen në kryeqytet me statusin e “ish”-it. Sakaq, Teqja e Ed.Bakaj gjithashtu u përballën me të shkuarën.

tirana laci

– Turtulli dhe Hoxhallari bëjnë “xing” në mesfushë. Në tentativë për të larguar topin, përplasen kokë më kokë. Gjithsesi, nuk ka vend për shqetësim.

– Mbrojtja bardheblu harrohet në prapavijë me qarkullim topi, kjo gjë shqetëson Josën, i cili me të madhe thotë: “Ça bëni o Marvin…!”. Kritika pati edhe për një top të shpërdoruar nga Akuah.

– Në mungesë të “Fanatics”, interesi vazhdon të jetë minimal. Duke përfshirë edhe tifozët miq, në stadium numri i tifozëve nuk shkonte më shumë se 1200.

– Grent Halili merr këshilla nga drejtori sportiv. Devi Muka e merr në pankinë dhe bisedon për pak minuta. Më pas, sulmuesi nis nxehmjen.

– Goditje dënimi për Laçin në të 59-ën minutë dhe Gvozdenoviç kërkon përqendrim dhe vendosje të mbrojtjes. I kërkon Teqjes të mbyllë shtyllën e dytë.

– Vucaj mbetet pa njërën këpucë. Pas një ndërhyrjeje në anësore, fantazisti mbetet i zbathur.

– Pashk Laska takon Teqjen dhe I.Likën pas ndeshjes. Të parin e ka pasur në ekip dhe, për këtë motiv, i dha edhe një përqafim shumë miqësor.

– Afrikanët nuk bënë asgjë në fushë, por jashtë stadiumit u pritën si… VIP-a. Disa fëmijë fiksuan disa foto me ta.

– “Çmendet” Mirel Josa. Mungesa e koordinimit mes Mervielit e Akuas i hoqi një shans për gol. Kjo bëri që trajneri të shpërthente me këmbë e me duar. Kurrë nuk e kishim parë kështu.

– Sinella i kënaqet pikës dhe për këtë fakt në të 91-ën, kur po afronte fundi i shtesës, u jep kujton të tijve, ndërsa u thotë: “hajde, hajde…!”.

– Shansi i fundit për Tiranën dhe Mirel Josa besonte aq shumë te goli për një trepikësh të artë. Për këtë motiv, në të 91-ën i kërkon ekipit që të hidhet i gjithi në sulm. Por, lojtarët nuk ia dolën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"