Pikantet / Në Shkodër “shfaqet” Berisha. Tifozët: Armando hiqi legenat. Fut Cicmilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 21:53

Pikantet / Në Shkodër “shfaqet” Berisha. Tifozët: Armando hiqi legenat. Fut Cicmilin

-Tifozët e Vllaznisë, pa filluar ndeshja, hapin një banderolë me mbishkrimin: “Berisha zemra jonë”. Ajo u hoq shumë shpejt pasi reagoi pjesa tjetër e tifozëve, të pakënaqur me këtë parullë.

vllaznia luftetari

-Vrapi, para se të fillonte ndeshja, lutet në fushë e lojës që ndeshja të shkojë mbarë për Vllazninë. Një ritual i zakonshëm për të.

-Tifozët ngacmojnë arbitrin kryesor Emirjon Sino duke e thirrur herë pas here “O kaçurrel” kryesorin që është pa flokë.

luftetari

 

-Kur ndeshja ishte 1-2, tifozët e Vllaznisë iu drejtuan trajnerit Cungu: “O Armando, hiqi legenat”, duke iu referuar disa prej lojtarëve që nuk bënë një paraqitje të mirë.

-Për minuta të tëra në pjesë e dytë, kur Vllaznia ishte në disavantazh, trajneri Cungu qëndroi i ulur në pankinë ndërsa udhëzimet i jepte ndihmësi i tij, Aleksandër Madzar, I cili drejtonte ekipin.

-Pikërisht në minutat e fundit të takimit kanë qenë shkodranët që kane kërkuar të ndryshojnë rezultatin por ato janë shfaqur pa asnjë ide para portës. Por me shumë ironi duke u nisur edhe nga takimi me Skënderbeun është dëgjuar edhe një batutë “Fut në lojë Cicmilin”.

Vllaznia feston

-Dëshpërim në radhët e miqve pas barazimit të shkodranëve. Ato janë ulur në mesin e fushës duke mos e besuar atë që ngjau në ato pak minuta.

-Përqafim mes dy trajnerëve sapo ka përfunduar takimi. Ka qenë tekniku i miqve që ka shkuar menjëherë drejt pankinës kuqeblu për të përshëndetur teknikun shkodran.

-Ka pritur disa minuta ekipi Luftëtarit për tu nisur në drejtim të Gjirokastrës, kjo pasi tekniku Cungu ka mbajtur për kafe drejtuesit e stafin teknik të ekipit të mik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"