PIKANTET| Kukësi-Luftëtari/ Gjici pa fjalë, trajneri Novi u hakërrehet gjyqtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 20:36

PIKANTET| Kukësi-Luftëtari/ Gjici pa fjalë, trajneri Novi u hakërrehet gjyqtarëve

E gjithë vëmendja, si edhe në të gjitha stadiumet shqiptare, ishte te masat kundër “COVID-19”. Para se të hyje në stadium, ishte e ndaluar të futeshe pa u pajisur më parë me maskë, ndërsa në tribuna duhej ruajtur distanca. Gjithsesi, shqiptarët jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm, pasi nuk mungonin shtrëngimet e duarve dhe qëndrimi afër.

Emiliano Musta

Por, para se të niste takimi, delegati i ndeshjes, Lysien Nurishmi, urdhëron sigurinë që të shkojë në tribuna dhe të kërkojë respektimin e distancimit fizik, gjë që e sqaron edhe spikeri më parë në stadium. Ndërkohë, për t’u ruajtur distancimi fizik, u shtuan karrige dhe një pjesë e lojtarëve u ulën jashtë pankinës. Sa u përket maskave, ekipi i Kukësit i kishte ato të personalizuara me logon e klubit të tyre. “Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet më pikante të ndeshjes.

Kukesi lojtaret me maska

GJICI – Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i pranishëm në stadium për të parë nga afër skuadrën që financon. Ai preferoi të merrte një informacion më të detajuar nga Shehi rreth lojtarëve dhe kontingjentit që ka në dispozicion. Më pas u ul në tribunë për të parë sfidën. Në fund, edhe pse Kukësi i tij fitoi, preferoi të mos prononcohej, duke u mjaftuar me një frazë: “Nuk kam çfarë të them…”, duke nënkuptuar emocionet e tij në këtë ndeshje dramatike.

ANKESAT – Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, ka qenë i pakënaqur në të paktën dy momente për vendimet e arbitrit, duke u ankuar edhe te gjyqtari i katërt. “Pse e jep për ata dhe jo për ne.., u hakërrehet Novi gjyqtarëve gjatë ndeshjes, e më pas në fund vetë kryesorit Koçi.

Kukesi

GOLAT – Interesant ka qenë edhe festimi i golave, teksa asnjë skuadër nuk i është përmbajtur protokollit të ri. Si te goli i Kukësit me anë të Gavazajt dhe ai i Mehmetllarit për gjirokastritët, lojtarët nuk iu përmbajtën dot gëzimit, duke mos ia ditur për masat. Në fund, te goli i Abazajt, askush nga Kukësi nuk e kishte mendjen të ruante distancën. E kuptueshme e gjitha, sepse emocionet nuk përmbahen në kohën shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"