Pikantet e Tirana-Egnatia/ Hasani rrezikohet nga tifozët, Lulaj me dedikim special. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 15:47

Pikantet e Tirana-Egnatia/ Hasani rrezikohet nga tifozët, Lulaj me dedikim special. Ja çfarë nuk u pa në TV

Egnatia fitoi në javën e fundit të fazës së parë përballë Tiranës me përmbysje në “Selman Stërmasi”. Gazeta “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj momentet më pikante nga kjo sfidë që nuk u panë në TV.

Collage Maker-24-Oct-2023-11-48-AM-5825

-Të pranishëm në stadium, dy presidentët Halili dhe Demrozi, shumë personalitete sportive, si dhe trajneri i emëruar i Dinamos, Dritan Mehmeti.

-Presidentit të Egnatias, tifozët i bëjnë “bejte” dhe ia japin stafit të tij që ndodhet në stadium.

-Brenda pak muajsh, Tirana aktivizon portierin e katërt, pas Selmanit, Likës, Abdullahut, tani është Kozi ai që luan si titullar.

-Presidenti Agim Demrozi deri në fund të nxehjes qëndron në fushë dhe ndjek përgatitjen së bashku me Edlir Tetovën.

-Gentian Selmani ishte i pranishëm së bashku me ekipin, duke u dhënë zemër lojtarëve bardheblu në dhomat e zhveshjeve. Lojtari ende çalonte.

-Ardit Hila nuk ishte i pranishëm në stadium në ndryshim nga Doka, Selmani, Hoxhallari dhe Abdullahu, të pezulluar apo të dëmtuar.

-Dy ndihmësit e Silvinjos, Bulku, Doriva ishin në stadium për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Egnatias. Qëllimet ishin Spahiu dhe Sherri.

-Bruno Lulaj feston me topin te barku, pasi pritet të bëhet baba, ndërsa një tifoz i bën urimin më të veçantë që u dëgjua nga tribuna: “Super, çun e ke”.

-1000 tifozë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes dy ekipeve. Gjatë pjesës së parë numri ishte i ulët, ndërsa në pjesën e dytë shkallët nisën të plotësoheshin. Gjithsesi, Tirana dominonte te tifozët.

-Nga stafi i Tiranës protestohet për një faull të rrogozhinasve në aksionin e golit të Egnatias, te gjyqtari i katërt.

-Tefik Osmani proteston tek anësori i parë për golin e pësuar nga Tirana, por në fund detyrohet të ulet, pasi mund të ndëshkohet me të verdhë.

-Tymuese dhe shashka nga tifozët e Tiranës, gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

-Gjatë fillimit të pjesës së dytë sapo Tirana po dominonte lojën, pakënaqësitë e tifozëve rrogozhinas nuk ishin të pakta. “O Tetova do bësh ndonjë ndërrim”, bërtisnin disa prej tyre.

-Florent Hasani, për pak sa nuk goditet nga një shishe në kokë. Jashtë çdo normaliteti një tifoz hedh një shishe në drejtim të sulmuesit që për pak sa nuk e godet në kokë. Pas sfidës, Doka dhe disa zyrtarë të Tiranës kanë bllokuar tifozin për sjelljen e tij në stadium.

-Gjatë sfidës së djeshme, Julian Ahmataj bëri disa ndryshime. Me Lulajn e dëmtuar, Mici fillimisht luan në të majtë dhe Përgjoni në qendër e më pas ish-lojtari i Skënderbeut spostohet në krah të Najdovskit.

-Gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, Fernandon e godasin me shishe. Braziliani nuk e çan kokën, merr shishen, pi ujë dhe e flak në anësore.

-Rafael Duamena nuk përmbahet me dy golat e tij në sfidën me Tiranën. Në çdo rast ai ka bërë me zemër nga tribuna, ku ndodhet gruaja e tij së bashku me menaxherin.

-Pesë minutat e fundit portieri i Tiranës luajti si sulmues në fushën e lojës, duke lënë bosh portën dhe për pak sa nuk shënoi në një moment.

-Duamena kupton shkallën e dëmtimit të Najdovskit dhe menjëherë i vjen në ndihmë mbrojtësit. Ai, madje së bashku me mjekët e Tiranës ka futur lojtarin bardheblu në dhomat e zhveshjeve.

-Mëllugja puth me dorë Ahmatajn gjatë intervistës që trajneri i Tiranës po zhvillonte me transmetuesin zyrtar.

-Filip Najdovski lë stadiumin duke çaluar i shoqëruar nga mjeku Arzen Voci. Lojtari do të bëjë një grafi për të parë nëse ka thyerje në këmbë, por dëmtimi parashikohet të mos jetë serioz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"