Pikantet e Tirana-Dinamo/ Stadiumi “zhvishet” nga karriget, Abazaj në shënjestër. Kozi ngacmohet nga të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 8:45

Pikantet e Tirana-Dinamo/ Stadiumi “zhvishet” nga karriget, Abazaj në shënjestër. Kozi ngacmohet nga të gjithë

Në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Dinamos takimi pati edhe raste që nuk janë parë në televizion. Ja pikantet e sfidës së djeshme.MixCollage-18-Mar-2024-08-38-AM-6291

– Një pjesë e karrigeve të stadiumit është lëvizur në stadium për të plotësuar ato të dëmtuara në katin e dytë. Mësohet se në “Final 4”, FSHF-ja do të heqë të gjitha karriget, pasi mund të dëmtohen nga tifozët.

– Dy skuadrat pranojnë të lagin fushën para nisjes së takimit.

– Marku dhe Hoxha i falen Zotit para nisjes së takimit. Para ndeshjes të gjithë takojnë Behiratçen.

– Në stadium janë 1998 tifozë të pranishëm për të ndjekur sfidën derbi. Si zakonisht, tymueset janë kudo, ndërsa në fund festë për bardheblutë. -Gjatë pjesës së parë, Fagu i kërkon Abazajt të ndjekë aksionin, sulmuesi kërkon falje.

-Abazaj i kërkon llogari Jorgjit për kartonin e Micit, gjyqtari e qorton dhe e largon.

-Haxhiu ankohet që nuk ka prekur një top që del në anësore, por Jorgji është i bindur te veprimi i lojtarit të Tiranës.

-Gjatë ndeshjes së djeshme kapiten ishte Kristal Abazaj. Pas zëvendësimit të tij, shiriti i kapitenit i shkon Përgjonit edhe pse në fushë ishte Najdovski. Ky i fundit aktivizohet pas më shumë se një muaj në një ndeshje futbolli.

-Dy ish-ë Behiratçe-Qefalija, ky i fundit ka shënuar dy gola. Patrik e Najdovski në fund të lojës e përqafojnë, e urojnë, por edhe e qortojnë që shënoi dy gola.

– Pas barazimit, Mehmeti shtyn zëvendësimin e Qefalijas. Lojtari zëvendësohet më vonë jo nga pankina, por nga krashia. Tifozët e Tiranës e duartrokasin, ndërsa vetëm njëri kërkon ta shajë, por të tjerët i mbyllin gojën.

-Festë e madhe e bardhebluve në fund të lojës dhe në dhomat e zhveshjeve. Kozi ngacmohet nga të gjithë. Për të është ndoshta ndeshja më e mirë në kampionat.

-Tirana dhe Dinamo kanë luajtur për herë të katërt mes tyre. E veçanta është që përveç fazës së dytë, Tirana në të tria rastet ka fituar 3-2.

-Me dy golat e pësuar dje, Tirana është zyrtarisht nga dje ekipi më i keq në mbrojtje mes 10 skuadrave të Superiores.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"