Pikantet e supersfidës Flamurtari-Skënderbeu/ Tifozë në tarraca, ngacmime për Kushtën: E ke vendin te tavolina e federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2023 | 22:11

Pikantet e supersfidës Flamurtari-Skënderbeu/ Tifozë në tarraca, ngacmime për Kushtën: E ke vendin te tavolina e federatës

Fusha e Flamurtarit është e dënuar deri në fund të sezonit. Kjo ka bërë që tifozët të gjejnë mundësi alternative për të mbështetur skuadrën. Një grup prej tyre presin autobusin e Flamurtarit, teksa ndalon përpara sheshit të stadiumit. Ata duartrokasin lojtarët, teksa zbresin dhe ndezin fishekzjarrë e tymuese me ngjyra.

338541166_692009732929333_1415000243665182377_n (1)

– Masa të rrepta të policisë së Vlorës, e cila “blindon” stadiumin. Nuk lejon tifozët që të qëndrojnë para impiantit. Policia vendos rrethim sigurie nga të dy hyrjet për në stadium, nga Pallati i Sportit dhe Zjarrfikësja, duke vendosur shiritin e sigurisë. Por tifozët gjejnë mundësinë për të ndjekur skuadrën. Ata hipin në tarracat e pallateve, duke brohoritur për skuadrën e zemrës. Edhe gjyqtarët e kolegjiumit të Vlorës, Renato Malaj, Klajdi Qëndraj dhe miqtë e tyre e ndjekin ndeshjen nga tarraca e një pallati aty pranë, duke konsumuar pije energjike.

– Në tribunë mungon Sinan Idrizi i dënuar, por edhe se ndodhet jashtë vendit. Ardian Takaj, presidenti i korçarëve, shoqërohej nga Sokol Kushta, Rrapo Taho dhe Eqerem Memushi, që zëvendësonin Idrizin.

– Andi Ribaj e kishte ndeshjen e fundit si i dënuar. Megjithatë ai ndjek skuadrën në nxehje para ndeshjes.

– Delegati Uvil Zajmi “ngacmon” Sokol Kushtën. Ky i fundit po ngjitej për në tribunë, ndërsa delegati i flet nga poshtë: “O Sokol, të takon të jesh këtu poshtë te tavolina e federatës. Hajde këtu me mua”.

– Trajnerin e Apolonisë, Dovedan, nuk e lejojnë të hyjë në stadium. Serbi përfundon duke bërë muhabet me policët jashtë stadiumit.

– Pak para fillimit të takimit, lojtarët e Flamurtarit shfaqen të veshur me fanella të bardha me mbishkrimin “Forca Augusto”. Dedikuar brazilianit Neto që mbylli sezonin pas dëmtimit në Orikum. Neto e ndoqi dje në stadium takimin, por u pa me paterica.

– Përpara fillimit të ndeshjes, braziliani Pedro ulet në fushë duke u lutur.

– Diego Longo ankohet te gjyqtari: “Gjithçka kundër nesh”. Në pjesën e parë, italiani kërkon nga lojtarët të luajnë pa presion. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Longo acarohet keq dhe gjuan me këmbë shishen e ujit.

– Tifozët e Flamurtarit në pjesë e dytë nga tarracat e pallateve dhe shtëpive brohorisin “Policia është me ne”.

– Sherr në fund të ndeshjes. Përqafimet e lojtarëve të Skënderbeut “provokojnë” vlonjatët. Reagime nga tribuna e vlonjatëve, ndërsa në debat me lojtarët korçarë përfshihet edhe Andi Ribaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"