Pikantet e Skënderbeu-Vllaznia/ Tifozët kapen me Balajn, Malës i kujtojnë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 14:23

Pikantet e Skënderbeu-Vllaznia/ Tifozët kapen me Balajn, Malës i kujtojnë Partizanin

Skënderbeu-Vllaznia mblodhi rreth 2 mijë tifozë në një mot të keq, me reshje shiu, që thuajse nuk pushuan gjatë gjithë 90 minutave. Megjithatë, interesant ishte fakti se fusha e stadiumit “Skënderbeu” ishte në një gjendje të mirë dhe skuadrat luajtën në kushte normale. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet pikante të ndeshjes në Korçë.

fgcjghj

* Trajneri Pogradecit Samuel Nikaj dhe këngëtari Bujar Qamili ishin dy tifozët specialë të Vllaznisë, të akomoduar në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu”. Madje, në startin e takimit, këngëtarit shkodran iu dha një pëllumb me shirita kuqeblu për ta lëshuar në ajër, si shenjë fatsjellëse për Vllazninë.

* Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” mbërritën me vonesë në stadium, pikërisht në minutën e 25-të, teksa vendosën edhe banerin në tribunën përballë, nga ku nisën edhe brohoritjet në kor për Skënderbeun.

* Stafi i Vllaznisë përplaset verbalisht me disa tifozë të Skënderbeut pas golit të shënuar me penallti nga Bekim Balaj. Në këtë moment ndërhyn Tefik Osmani për të qetësuar gjakrat.

* Mbrojtësi i Vllaznisë, Geralb Smajli, nuk pranoi të kryejë rivënien anësore për shkak të një sendi të hedhur në fushë nga ana e tifozëve. Duke parë situatën, gjyqtari Cjapi e ndëshkoi me karton të verdhë.

* Mbrojtësi brazilian i Skënderbeut, Markos Ramos, doli i zhgënjyer nga fusha në momentin e zëvendësimit. Ai kontestoi vendimin e stafit teknik, me në krye Gvozdenoviç.

* Sulmuesi shkodran, Ardit Nikaj, u përqafua pas ndeshjes me mbrojtësin e Vllaznisë, Dritmir Beci. Lojtarët bënë batuta mes shokësh.

* Në fundin e pjesës së parë, zv.trajneri i Skënderbeut, Gentjan Liçi shkon tek arbitrat për të kërkuar llogari për kartonin e verdhë të Rabiut. Në këtë moment, kapiteni i Vllaznisë, Balaj, i shkon pranë dhe e merr në tunel për ta qetësuar.

* Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pasi shikon videon e golit te anuluar në praninë e gazetarëve, u shpreh: “Ramos më tha se nuk e preku topin me dorë”. Ndërsa gjatë ndeshjes, i xhindosur nga vendimet e gjyqtarit, serbi vendos duart në kokë, duke kontestuar shpesh Cjapin.

* “O Mala, shko te Partizani”. Tifozët korçarë ngacmojnë futbollistin e Vllaznisë në momentin e zëvendësimit, ndërsa ai nuk reagon.

* Nuk mungojnë sharjet në kor ndaj Balajt në momentin e shënimit të golit. Kapiteni shkodran shmang përplasjet, madje në fund të sfidës, zgjedh t’i përshëndesë tifozët.

ILDI MEROLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"