Pikantet e Skënderbeu-Egnatia/ Dy mijë tifozë e kthejnë në festë, Tetova shfaqet impulsiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 14:22

Pikantet e Skënderbeu-Egnatia/ Dy mijë tifozë e kthejnë në festë, Tetova shfaqet impulsiv

Një tjetër ndeshje shtëpie dhe një tjetër atmosferë fantastike në Korçë këtë të shtunë në ndeshjen kundër Egnatias në kampionat. Më shumë se 2000 tifozët e pranishëm, kanë kthyer në festë fundjavën duke shijuar fitoren e pastër të korçarëve, fitore që i mban në vendin e katërt në klasifikim. Ja pikantet e “Panorama Sport” për këtë takim.

WhatsApp Image 2024-03-16 at 18.56.43

* Ivan Gvozdenoviç ka qenë më i qetë sesa herët e tjera edhe për faktin se ekipi i tij ka gjetur shpejt dy golat e avantazhit dhe kishte luksin të mos përjetonte emocione të shtuara. Por, që gjithsesi karizma i tij doli në pah sidomos në minutat e para të takimit. Fillimisht shoqëron me shprehje trupi goditjen e Rashicës, i cili nuk gjen dot golin dhe më pas nuk i beson syve për rastin e humbur nga Frenklin në minutën e 33-të. Gjithsesi përtej kësaj, ka këshilla të vazhdueshme për disa lojtarë. Randi hyn shumë shpejt në zonën e rrezikut pas kartonit të marrë në minutën e 7-ë. Kjo bën që trajneri herë pas here t’i kërkojë kujdes në ndërhyrjet. Këshilla ka edhe për Gërçon e Vangjelin që duhet të jenë më të vëmendshëm në nisjet e shpejta të aksioneve të kundërshtarit.

* Edlir Tetova nga ana tjetër është më impulsiv. Golat e pësuar e nxjerrin ndeshjen jashtë planeve dhe kërkon më shumë impenjim nga të tijtë. Zejnullait dhe Ibrahimoglusë u tërhiqet vëmendja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"