Pikantet e Partizani-Tirana/ Banderola ironizuese dhe dekor fantastik, të kuqtë provokojnë me “Tunderstrack”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 8:35

Pikantet e Partizani-Tirana/ Banderola ironizuese dhe dekor fantastik, të kuqtë provokojnë me “Tunderstrack”

Në stadim të pranishëm ishin rreth 13 mijë tifozë. Për t’u veçuar se këtë herë flakadanët dhe mjetet piroteknike ishin me pakicë në stadium. Meritë kjo e policisë dhe e stjuartëve që këtë herë kishte marrë masa të jashtëzakonshme.

WhatsApp Image 2024-02-16 at 20.21.04

-Ndeshjen e kanë ndjekur shumë figura të sportit dhe lojtarë të dyja skuadrave që tani janë në ekipe të ndryshme.

-Maget në fund të ndeshjes, ulet dhe falet, duke shkarkuar të gjitha emocionet. Ishte ai që gaboi te goli i Tiranës.

-Të parët që dolën në nxehje ishin portierët e Partizanit dhe më pas ata të Tiranës. Të kuqtë kishin zgjedhur “Tunderstrack” të AC/DC-ve si këngën e derbit.

-Në një moment të lojës, Skuka gabon, duke humbur një top, më pas mundohet që të rikuperojë sferën dhe pasi e bën kërkon falje.

-Në fillim të takimit, momente të sikletshme për Alban Hoxhën. Portieri mezi heq bluzën e bardhë që kishin veshur të gjithë lojtarët.

-Në pjesën e parë mosmarrëveshje mes kryesorit dhe anësorit për një rivënie anësore. Gjyqtari i linjës e jep për Partizanin, kryesori për Tiranën. Batuta e anësorit ishte për kornizë. “Ja q… n….”, i tha ai kryesorit, batutë që është dëgjuar edhe nga tifozët.

-Pas pësimit të golit, Shehi thërret Sotën, Muratajn dhe Hadrojn e u tregon me skemë sesi duhet të luajnë.

-Në një nga zëvendësimet e Tiranës, gjyqtari i katërt ngre tabelën, por në vend të dalin numrat normalë dalin dy zero. Hare në stadium.

-Në fillim të ndeshjes dy tifozëritë luftuan me koreografitë e tyre. Grupimi “Guerrils” hapi banderolën me vitin e krijimit të Partizanit, me numrat romak, teksa shkruhej në gjuhën latine shprehja: “Ai që vuan, fiton”. Nga ana tjetër, “Tirona Fanatics” hapën një banderolë me hartën e kryeqytetit të ngjyrosur me blu. Dhe periferinë që konsiderohet pjesë e Partizanit.

-Xhuliano Skuka e ka përjetuar derbin e djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës si një “ultras” i vërtetë i të kuqve. Sulmuesi la shenjë në këtë sfidë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm në fitoren 2-1 të skuadrës së tij. Puthja e stemës pas golit ishte vetëm sinjali i parë i sulmuesit, i cili sapo u zëvendësua dhe shkoi në pankinë, veshi aty një fanellë me stemën e “Ultras Guerrils”. Dhe në fund të sfidës, sapo u dëgjua vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Olsid Ferataj që dekretoi fitoren e të kuqve, ai nuk shkoi të festonte me shokët e skuadrës por vrapoi drejt tribunës së ultrasve të Partizanit. Sulmuesi u hodh mes tyre për të festuar me ata suksesin në këtë sfidë shumë të rëndësishme për tifozerinë e kuqe.

– Para ndeshjes, gjatë nxehjes, trajneri i Partizanit Orges Shehi bisedonte me Olsi Ramën, drejtorin e të kuqve.

– Rimal Haxhiu është një lojtar “fair play”. Një moment kur Skuka qëndron i shtrirë në fushë pasi mori një goditje në kokë, futbollisti i Tiranës i shkon dhe interesohet.

– Protesta të ashpëra në pjesën e parë nga stafi teknik i Tiranës.

– Deliu bën një ndërhyrje nga mbrapa dhe fiton topin. Ferataj sinjalizon faull, teksa mesfushori reagon me ironi drejt kryesorit që nuk i kursen kartonin e verdhë.

– Skuka zëvendësohet dhe tenton që të dalë nga fusha sa më larg, por Ferataj e urdhëron që të largohet nga fusha në krahun e tij.

– Në fund, pasi mbaron ndeshja, Latifi kapet me Sembene, teksa ndërhyjnë lojtarët e tjerë dhe i ndajnë.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"