Pikantet e duelit Laçi-Erzeni/ Ujka gol në 25-vjetor, në fund tërbohet Nica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 18:01

Pikantet e duelit Laçi-Erzeni/ Ujka gol në 25-vjetor, në fund tërbohet Nica

Laçi-Erzeni u ndoq nga rreth 450 tifozë, ndërsa nga Shijaku kishin ardhur 100 mbështetës, të cilët i dhanë zemër ekipit deri në fund. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes në Laç. bandicam 2023-08-27 18-29-18-320

* Arbitri e ndërpreu dy herë ndeshjen për shkak të temperaturave të larta, duke i lejuar ekipet të freskoheshin me ujë afër pankinave.

* Kapiten i Erzenit ishte Ardit Peposhi, por në stol qëndronte Gëzim Krasniqi, i cili ishte shumë aktiv me udhëzimet e tij për shokët, ndërsa i jepte sugjerime edhe trajnerit Alfred Deliallisi. Në minutën e 97-të ky i fundit hodhi në fushë pikërisht Krasniqin.

* Kapiteni i Laçit, Serxho Ujka, festonte dje 25-vjetorin e lindjes dhe kjo përkoi me ndeshjen e parë të kampionatit dhe një gol shumë të bukur të mesfushorit. Ujka zgjodhi të festonte me trajnerin Nica.

* Sulmuesi anglez i Laçit, Ronald Sobovale, u dëmtua në minutën e 65-të pas një dueli me Sadikin, teksa dilte i vetëm me portierin. Ai kërkoi faull, por arbitri vijoi lojën në një aksion premtues për gol të Laçit. Pas këtij momenti, në fushë u futën mjekët e ekipit kurbinas dhe Sobovale nuk ishte më në gjendje të vijonte lojën.

* Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, ishte shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Çdo aksion e përjetonte shumë, ndërsa në fund e mbylli me një karton të verdhë për protesta.

* Pas ndeshjes trajneri i Laçit, Stavri Nica është parë shumë i irrituar. “Panorama Sport” mëson se nuk është çudi që durrsaku të marrë një vendim për të ardhmen e tij në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"