Pikantet e Bylis-Kukësi/ Kapllanaj e ndjek nga TV, mungesa e parë prej 2006-ës. Ja çfarë nuk u pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 9:23

Pikantet e Bylis-Kukësi/ Kapllanaj e ndjek nga TV, mungesa e parë prej 2006-ës. Ja çfarë nuk u pa

Bylisi-Kukësi ishte ndeshja e parë zyrtare për vitin 2023 mes dy skuadrave, por dje në “Adush Muça” ai që mungoi ishte vetëm goli. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet pikante të takimit.

96

* Që nga 4 shtatori i vitit 2006, kur Besnik Kapllanaj mori presidencën e Bylisit, atëherë kur skuadra ishte drejt shpërbërjes dhe në Kategorinë e Dytë, dje ishte ndeshja e parë zyrtare që presidenti i klubit nuk ka qenë i pranishëm në stadium. Ai ka komunikuar para ndeshjes me stafin dhe lojtarët, duke i motivuar për takimin ndaj verilindorëve, madje duke u premtuar edhe një premio të majme, së bashku me familjen e tij në rast fitoreje. Kapllanaj po merr mjekim jashtë Shqipërisë pas problemeve shëndetësore të pak ditëve më parë.

* Dje në stadiumin “Adush Muça” kanë qenë rreth 800 tifozë, të cilët kanë ndjekur takimin Bylisi-Kukësi.

* Katër minuta shtesë u dhanë nga gjyqtari i katërt, Silvio Dyrmishi, por që u luajtën afro 7 të tilla, pasi doli me karton të kuq në shtesë sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa.

* Pati kontestime për kartonin e kuq të Qoshkut, por pa tejkaluar limitet, sepse gjithçka u vendos me VAR. Më pas, kur e kanë parë edhe në ritransmetim rastin, të pranishmit janë bindur se ka qenë një ndërhyrje me takë dhe janë tërhequr nga kontestimet ndaj Jorgjit.

* Sulmuesi brazilian i Kukësit, Gabriel Barbosa, ka tërbuar stafin teknik me dy ndërhyrjet e panevojshme që bëri, duke dalë me të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"