PIKANTET| Apolonia-Vllaznia/ “Boll më, gjynah”, ja çfarë nuk u pa në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:20

PIKANTET| Apolonia-Vllaznia/ “Boll më, gjynah”, ja çfarë nuk u pa në Fier

* Edhe në këtë ndeshje, ashtu si kundër Teutës, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, nuk ka qenë i pranishëm në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Apolonia-Vllaznia 0-6

* Në stadium, edhe këtë herë ka pasur më shumë tifozë miq sesa fierakë. Ecuria dhe rezultatet e Apolonisë, sidomos në katër javët e fundit, kanë bërë që tifozët ta braktisin ekipin e tyre.

* E katërta humbje radhazi e Apolonisë, me golavarazhin: 3- 15.

* E dyta herë që Apolonia pëson 6 gola në një ndeshje gjatë këtij kampionati, dy humbjet më të thella të të gjithë sezonit: Laçi-Apolonia 6-1, më 29 nëntor 2020 dhe këtë herë 0-6 me Vllazninë, por vështirë se gjendet humbje më e thellë në fushën e vet në gjithë historinë e Apolonisë.

* Tre debutues ka pasur në këtë ndeshje: Kristian Papa tek Apolonia, Tim Brdariç dhe Kristi Qarri te Vllaznia.

* Pjesën e parë të ndeshjes është Apolonia që del më herët në fushë, ndërsa pjesën e dytë janë shkodranët që zbresin të parët.

* Një batutë epike nga një tifoz shkodran pas golit të katërt të shënuar Da Silva: “Bani nji gol në portën tuej tash! Boll ma, gjynah!”

* Në momentin e ekzekutimit të një goditjeje dënimi për Vllazninë në pjesën e dytë, Imeri nga pankina i drejtohet mbrojtësit Shehi: “O Dajan, pse nuk shkon?”, duke kërkuar që Shehi të afrohet në zonën fierake.

* Mevlan Adili feston në stol me trajnerin Tomas Brdariç pas golit të djalit të tij në fund. Më pas gjermani që drejton Vllazninë, pret djalin dhe përqafohet me të, një ndeshje me gëzim të dyfishtë për Tim Brdariçin: debutoi dhe shënoi gol.

* Duket se COVID-19 është harruar në Fier. Me përjashtim tek-tuk të ndonjë zyrtari të ndeshjes, asnjë tjetër i pranishëm në stadium nuk ka mbajtur maska.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"