Pikante Partizani-Kastrioti/ Plori puth lojtarin në kokë, Gega jep urdhër: Bëjeni gati direkt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:46

Pikante Partizani-Kastrioti/ Plori puth lojtarin në kokë, Gega jep urdhër: Bëjeni gati direkt!

-Takimi Partizani-Kastrioti mund të thyejë rekordin e këtij edicioni në Superiore për numrin më të pakët të spektatorëve në stadium. Ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të Partizanit nga Disiplina. Në këtë takim tribuna VIP ishte e përgjysmuar, ndonëse krutanët ishin të plotë në delegacionin e tyre.

Tribuna

Ndërsa në radhët e të kuqve munguan shumë, duke filluar nga presidenti Demi dhe shumë miq të tij që ndjekin çdo takim. Edhe mediat ishin të pakta dhe asnjë kameraman nuk u paraqit për të marrë pamjet e deklaratave pas ndeshjes. Një stjuart ka qëndruar dje në pistën e stadiumit.

– Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi dhe ndihmësi i tij Ervin Bulku kishin zgjedhur që të ndiqnin këtë takim, nga i cili pak gjëra patën mundësi për të parë. Gjithsesi, stafi kuqezi shijoi qetësinë, që rrallëherë mund t’u rastësisë në një ndeshje të tillë. Para ndeshjes Panuçi takoi Atsinën e Kastriotit.

-Të dy ekipet zbritën në fushë pa asnjë duartrokitje nga tribunat dhe në forcë zakoni lojtarët dhuruan nga duartrokitjet e tyre, madje vështrimin e hodhën edhe nga tribunat totalisht të zbrazura pas krahëve të tyre.

Gega

-Të dy trajnerët, Gega dhe Plori, e kanë ndjekur gjithë ndeshjen në këmbë, ku herë pas here dëgjoheshin thirrjet e tyre karshi lojtarëve, duke i udhëzuar për lojën dhe mënyrën e sjelljes në fushë. Trajneri Gega dëgjohet në një moment që i kërkon Telushit që të shërbejë për shokët, por vlonjati i përgjigjet: Nuk kam kujt t’ia jap.

– Në momentin që Caca i Kastriotit po bëhej gati të hynte në fushë në vend të Shehut, trajneri Plori në shenjë fati, mesa duket, e puth lojtarin në kokë.

Ndeshja Partizani

-Në minutën e 68-të Gega udhëzon stafin që të përgatisë ndërrimin e tretë dhe thërret Kodrën, që po bënte nxehje të paraqitej. Stafi i thotë trajnerit që është herët për të bërë ndërrimin. Por Gega i prerë u përgjigjet: Çfarë shpejt more, bëjeni gati direkt!

-Në fund të ndeshjes, gjyqtari i katërt Kreshnik Cjapi bën gati tabelën elektronike, ku sinjalizon për tri minuta shtesë. Por, nga pankina krutane vjen kontestimi: Pse kaq pak minuta shtesë. O Kreshnik, u bënë 6 ndërrime more, si dhe pati ndalesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"