Pikante/ Lojtarit të Kamzës i qepin fanellën, trajneri Ndreu nuk e kontrollon veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 22:34

Pikante/ Lojtarit të Kamzës i qepin fanellën, trajneri Ndreu nuk e kontrollon veten

– Hyrja në stadium ishte falas, por portat e tribunës përballë u hapën vetëm kur nisi takimi. “Ultras Guerrils” kanë mbajtur gjallë atmosferën, pasi për 90 minuta e kanë mbështetur ekipin pa pushim.

– Dëmtimi i Prognit ka bërë që të zhvillohet një bisedim në fushë mes stafit mjekësor të Partizanit dhe gjyqtarit Kola. Arbitri kërkoi që të shpejtonin me mjekimin ose të dilnin jashtë. Plaga që mori në kokë bëri që Progni të fashohej në fushë.

partizani kamza

– Stevan Raçi ka qenë më i shigjetuari nga tifozët e Kamzës kur ai gabonte, pasi dyshonin për mosimpenjim të tij, si një “ish” i kuq.

– Si rrallëherë në pushim të ndeshjes nuk ishte asnjë futbollist i Partizanit që të bënte nxehmje. Vetëm portieri Xhika bëri disa xhoglime me topin.

– Në minutën e 56-të, Arrabalit i griset bluza dhe gjyqtari Kola e nxjerr jashtë që ai të ndërrojë fanellën. Duke mos pasur bluzë rezervë, ai u vonua rreth tre minuta që të hynte në fushë, gjersa ia qepën uniformën.

– Dy herë ka hyrë në fushë trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu duke mos e kontrolluar vendin. Në të dy rastet ka qenë i nervozuar me vendimet e arbitrit Kola. Mirëpo, gjyqtari i katërt, Enea Jorgji e ka pasur të vështirë ta ndalte atë.

– Edhe Klevis Dalipi ka qenë impulsiv në drejtim, ku gjatë gjithë kohës ka udhëzuar në këmbë, por ndaj tij nuk kanë munguar ofendimet nga tifozë vendës, ndonëse te ky ekip la futbollin.

– Në fund të ndeshjes, drejtuesit e Kamzës i kërkuan llogari gjyqtarit Kola kur po dilte nga stadiumi për penalltinë e padhënë në rastin e Bathës. Arbitri u sqaroi atyre pse nuk ishte i mendimit për penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"