“Peshorja” e titullit, Berisha vendos fatin e Juventusit dhe të Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 19:21

“Peshorja” e titullit, Berisha vendos fatin e Juventusit dhe të Hysajt

Nuk ka dyshime që Atalanta nuk është më një surprizë, teksa në dy sezonet e fundit ata po mahnisin, jo vetëm në Serinë A, por tashmë janë një realitet i bukur edhe në kupat e kontinentit, teksa në Ligën e Europës kanë arritur të kalojnë bindshëm në fazën e 1/16-ave të turneut. Me rezultatet e saj fantastike, ata janë ekipi që diti të ndalte Juventusin në fazën e parë (i priti penallti Dibalës në shtesë), ndërsa këtë fazë të dytë (java e dytë) do ta nisë në shtëpi, kundër Napolit të Elseid Hysajt.

berisha

Skuadra, në të cilën Etrit Berisha është një lider i padiskutueshëm, mund të shndërrohet brenda muajit janar në “peshoren” e titullit kampion, duke parë se Napoli kryesues ndahet me vetëm 1 pikë nga Juventusi ndjekës.

Fakti që bergamaskët do ta nisin direkt postpauzën ndaj të kaltërve të Elseid Hysajt, kjo do të jetë një nga sfidat që mund t’i japë një “asist” të rëndësishëm bardhezinjve, sepse Atalanta ka ditur që të trembë të mëdhatë dhe Napoli gjithashtu duhet të bëjë kujdes.

BERISHA-ATALANTA

Nëse fitojnë ose barazojnë, Etrik Berisha me shokë mund t’i bëjnë një nder Juves, por në të kundërt, ata mund të shndërrohen edhe në “kamerdaren” e të kaltërve.

Kalendari

Kjo, për faktin se duke eliminuar pikërisht Napolin nga kupa, më 30 janar, do të kenë përballë Juven, në gjysmëfinalen e vajtjes, në një sfidë që “Zonja e Vjetër” mund të lodhet jo pak, duke qenë një impenjim shtesë, kundrejt rivalëve për titull. Prandaj, brenda këtij muaji janar, një pjesë të luftës në Serinë A mund ta vendosë pikërisht Atalanta e Berishës, që pret Napolin dhe Juven për t’u ndeshur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"