Pesë lojtarë stërviten të diferencuar, Mala “tremb” Partizanin. Ja situata te skuadra e Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 9:57

Pesë lojtarë stërviten të diferencuar, Mala “tremb” Partizanin. Ja situata te skuadra e Dajës

Ilir Daja dhe Partizani nuk heqin dorë nga se ancat stërvitore me bar natyral, ndaj prej shumë ditësh janë shpërngulur në kompleksin “Pepa” në Elbasan. Edhe pse gjatë gjithë ditës moti ishte me shi dhe vuri në diskutim stërvitjen e tyre në këtë kompleks, për shkak të frikës edhe të rëndimit të terrenit, pak para nisjes së përgatitjeve koha u hap dhe gjithçka u zhvillua normalisht më pas.

Partizani

Fillimisht tekniku zhvilloi një mbledhje të shkurtër me skuadrën, ku dha direktivat e tij dhe më pas nisi seanca stërvitore.

ATMOSFERA – Ky sezon është ndryshe në kampin e kuq, për shkak të bllokimit të merkatos, duke e privuar në afrime dhe mos i dhënë mundësinë për të bërë përforcime. Megjithatë, edhe ky aspekt e ka një faktor pozitiv, me lojtarët që e njohin njëritjetrin dhe duket se të gjithë shkojnë mirë, duke mos i lënë shakatë midis tyre.

Në momentin që mesfushori Ron Broja po jepte intervistë për mediat, shokët e skuadrës, me në krye kapitenin Alban Hoxha, e ngacmonin duke i qëndruar përballë dhe e vënë në siklet. Situata kaloi me batuta midis tyre dhe Broja ia doli ta japë me “sukses” intervistën.Partizani stervitja Daja logo

TË DIFERENCUARIT – Jo të gjithë lojtarët i janë bashkuar grupit që u stërvitën nga Daja ditën e djeshme, pasi pesë prej tyre kryen vrapime përreth fushës. Bëhet fjalë pikërisht për Jasir Asanin, Lukas Kardoson, Brajan Braunin, Egzon Belicën dhe Gerhard Hasën. Megjithatë, fakti që kampionati është shtyrë, u jep mundësinë të kuqve që të jenë të gatshëm në startin e sezonit, pasi nuk bëhet fjalë për dëmtime të rënda.

Ndërkaq, stërvitjen në mes e la edhe mesfushori i të kuqve, Esat Mala, i cili pati një problem në tendinë, ku edhe e kishte fashuar. Nuk dihet sesa i rëndë mund të jetë dëmtimi i tij, i cili edhe më parë ka vuajtur nga ky problem.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"