Pesë javë pas lindjes, tifozja e Juventusit tregon linjat perfekte trupore e veshur me bikini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 17:29

Pesë javë pas lindjes, tifozja e Juventusit tregon linjat perfekte trupore e veshur me bikini

Në muajin mars të këtij viti, supermodelja Emily Ratajkowski, e cila është një tifoze e deklaruar e Juventusit, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sylvester.

emily ratajkowski (5)

29-vjeçarja vendosi që të ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një video, për të treguar se si ka ndryshuar trupi i saj që pas lindjes, shkruan “Daily Mail”.

emily ratajkowski (6)

Modelja e lindur në Mbretërinë e Bashkuar, shihej e veshur me bikini teksa pozonte para pasqyrës duke u rrotulluar për ta treguar trupin e saj në të gjitha këndet e mundshme.

emily ratajkowski (12)

Në fillim, Emily tregoi barkun e saj të sheshtë e më pas, edhe të pasmet e tonifikuara.

emily ratajkowski (13)

Emily dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, zbuluan lajmin emocionues se do të bëheshin prindër për herë të parë vjeshtën e kaluar.

emily ratajkowski (7)

Modelja tregoi barkun e rrumbullakosur kur pozoi për revistën “Vogue”.

emily ratajkowski (10)

Pavarësisht se Emily solli në jetë një djalë, modelja është shprehur se nuk ka dëshirë ta përcaktojë gjininë e fëmijës së saj derisa ai të mbushë 18 vjeç, që të jetë në gjendje të kuptojë orientimin e vërtetë seksual.

emily ratajkowski (3)

© Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"