Pesë herë pa tifozë në 3 sezonet e fundit, rastësia e çuditshme me sfidën Partizani-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 20:01

Pesë herë pa tifozë në 3 sezonet e fundit, rastësia e çuditshme me sfidën Partizani-Teuta

Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores, do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Partizani-Teuta

Besojeni apo jo, por në tri sezonet e fundit, kjo është hera e pestë që të kuqtë dhe durrsakët luajnë një ndeshje me impiantin e boshatisur.

Partizani është dënuar me dy ndeshje pa praninë e spektatorëve nga Disiplina, por nëse vendimi do të merrej të martën, atëherë një takim do të shlyhej në Kupë, pikërisht ndaj Vorës.

Nëse ndodhte ashtu, atëherë klubi i Partizanit kishte mundësi ta konvertonte dënimin me gjobë dhe me Teutën të luhej me tifozë. Tashmë Partizani ka të drejtë të shlyejë dënimin me gjobë vetëm për ndeshjen e javës së 9-të kundër Skënderbeut. Ndërkohë, Tirana do të luajë pa tifozë edhe në ndeshjen e kampionatit ndaj Laçit, në bazë të vendimit që u mor dje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"