Përplasje mes Francës dhe Realit për lojtarët, Deshamp tenton të bëjë paqeruajtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 11:05

Përplasje mes Francës dhe Realit për lojtarët, Deshamp tenton të bëjë paqeruajtësin

Reali i Madridit dhe Federata Franceze e Futbollit janë përfshirë në një përplasje mes tyre ku si shkak është bërë ideja e federatës franceze për të grumbulluar për Lojërat Olimpike Verore në Paris lojtarë të Realit.

cuameni kamavinga mbape

Në fakt Reali e ka bërë këtë edhe me federatat e tjera. Por theksi është te Franca, me dëshirën e transalpinëve për të ndërtuar një skuadër të fortë për të fituar medaljen e artë olimpike në shtëpi. Kujtojmë se në Madrid luajnë dy lojtarë të rëndësishëm si Kamavinga dhe Tçuameni, të dy kontingjent për t’u bashkuar me ekipin olimpik francez në “Paris 2024”. Ata mund të mos jenë të vetmit, sepse me shumë gjasa Realit do t’i bashkohet dhe Mbape.

Sipas “L’Équipe”, javën e kaluar, Reali i Madridit i dërgoi një e-mail Federatës Franceze të Futbollit, duke e njoftuar për refuzimin e saj për të dërguar lojtarët e ekipit të parë në ngjarjen olimpike që do të mbahet në Paris. Vendimin e Realit e ka komentuar dhe trajneri i Francës, Deshamp. Ai tentoi të mbajë ekuilibrat, por duke shigjetuar “los blancos”.

“Kërkesa e tyre më duket pak e modës së vjetër. Por duke qenë se këto nuk janë data të FIFA-s, nëse Reali do të refuzojë atëherë do të respektojmë vendimin e tyre”, tha Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"