Pero Pejiç: Ky barazim është super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 13:37

Pero Pejiç: Ky barazim është super

Pejic-me-fanellen-e-Kukesit-1024x576Sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, nuk ishte në ditën e tij më të mirë në sfidën e djeshme. Ai nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm në portën kundërshtare. Pas takimit, kroati, në prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, u shpreh: “Për mua, barazimi është një rezultat vërtet i mirë për Kukësin.

Erdhëm me objektivin për të mos humbur dhe ia dolëm. Besuam deri në fund dhe sigurisht që ky besim na shpërbleu.

Jemi sërish në krye dhe kjo është e rëndësishme. Mund të them që jemi duke menduar dy ndeshjet e radhës, teksa ndaj Apolonisë dhe Teutës në 180 minutat e ardhshme do të kërkojmë të marrim edhe gjashtë pikë të tjera”, përfundon Pejiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"