Përmbysje e çmendur nga Vershtapen, holandezi në delir: I kënaqur me xhiron më të shpejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 14:30

Përmbysje e çmendur nga Vershtapen, holandezi në delir: I kënaqur me xhiron më të shpejtë

Një përmbysje nga vendi i 15- të në të dytin për Maks Vershtapenin në Arabinë Saudite, ndërsa me regjistrimin e xhiros më të shpejtë në fund, holandezi mbetet në vend të parë të renditjes me një pikë më shumë se shoku i skuadrës, Serxhio Perez.

vershtapen

“Përmbysja nuk ishte aspak e lehtë, pasi kishte rrëshqitshmëri të lartë. Por në momentin që rikuperova, ia dola që ta mbaja ritmin dhe jam i lumtur për podiumin. Në fund pata disa probleme të vogla dhe le të themi u dorëzova, duke u kënaqur me vendin e dytë. Dhashë gjithçka për xhiron më të shpejtë dhe jam i lumtur që e arrita”, deklaroi Maks Vershtapen pas garës në Xhedah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"