Përjashtimi i Kamzës, ja si FSHF-ja kurseu 15.4 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2019 | 17:12

Përjashtimi i Kamzës, ja si FSHF-ja kurseu 15.4 milionë lekë

FSHF ka kursyer 15.4 milionë lekë të vjetra pas përjashtimit të klubit të Kamzës nga Kategoria Superiore. Vendimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës për dhunën ndaj arbitrave në përfundim të ndeshjes KamzaLaçi 1-1, e vlefshme për javën e 24-t, ia shkurtoi jo pak shpenzimet institucionit të futbollit për zyrtarët e ndeshjeve në Superiore, ku përfshihen arbitrat, delegati dhe vëzhguesi.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Për çdo takim që luhet në kampionat, FSHF shpenzon 1.1 milionë lekë të vjetër për zyrtarët e ndeshjes. Në një vëzhgim të bërë nga “Panorama Sport” për një takim në Superiore llogaria bëhet në këtë mënyrë: arbitri kryesor merr 400 mijë lekë të vjetër, dy asistentët nga 200 mijë lekë secili, ndërsa arbitri i katërt, delegati dhe vëzhguesi nga 100 mijë lekë secili.

Pagesat

Kjo është shpërndarja e shpërblimeve për zyrtarët prej disa vitesh në Shqipëri, teksa në FSHF mburren se paguajnë më tepër se shumë vende të rajonit, veçanërisht arbitrat. Ndërkohë, kur mbeteshin për t’u luajtur edhe 12 javë kampionat dhe 2 takime në Kupën e Shqipërisë, pasi Kamza ishte kualifikuar në turin çerekfinal dhe do të përballej me Skënderbeun, llogaria është e thjeshtë: kostoja në total shkon 15.4 milionë lekë të vjetër për arkën e FSHF-së.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Në këtë mënyrë, shpenzimet e institucionit të futbollit nuk kanë qenë në nivelin e parashikuar në fillim të sezonit për zyrtarët e ndeshjes, pasi plot 14 takime mes kampionatit dhe Kupës nuk u luajtën. Vendimi që u mor për Kamzën, më shumë se për klubin, rezultoi tronditës për lojtarët, të cilët u lanë në rrugë si pasojë e mosparashikimit në rregullore të lëvizjes së tyre drejt një klubi tjetër në atë moment të sezonit.

Ndeshjet e Kamzes

25 lojtarë të federuar me Kamzën, që prej muajit mars, po kryejnë stërvitje individuale, pasi e kanë të pamundur të luajnë brenda vendit pa u hapur sesioni i merkatos. Futbollistët iu drejtuan FSHF-së duke kërkuar të federoheshin në klube të tjera, por kjo nuk ndodhi. Ndërsa FIFA lejonte transferimet vetëm në ato vende ku merkatoja ishte e hapur.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"