Përforcohet Turbina, vjen Alimadhi dhe një francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 15:43

Përforcohet Turbina, vjen Alimadhi dhe një francez

Alimadhi dhe një francez, te cërrikasit Përforcohet Turbina. Në seancën e së martës nën urdhrat e Alfred Allamanit janë vënë edhe dy futbollistë.

Turbina

Grupit iu bashkua mesfushori 22-vjeçar Franc Alimadhi, i ardhur në formë huazimi nga Erzeni, dhe Mamodouba Konte, guineasi me nënshtetësi franceze që ka luajtur me Darmshtadin në Gjermani. I pari është një futbollist me të dhëna shumë të mira dhe do të përforcojë sektorin e mesfushës.

Konkurrenca në këtë repart është e madhe, pasi ka alternativa të ndryshme. Ndërsa Konte është 27 vjeç, luan pas sulmuesve dhe si mesfushor krahu. Ardhja e tyre në Cërrik ka gëzuar trajnerin, që duket optimist për gjendjen e ekipit. Ai pret edhe disa afrime të tjera, pasi skuadra ka ende nevojë për përforcime cilësore. Sot Turbina do të luajë miqësoren e radhës në Peqin përballë Shkumbinit. Në këtë ndeshje do të testohen prurjet e reja nga merkatoja e verës.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"