Përforcim në mesfushë, Laçi fiton garën me klubet e Superiores për lojtarin e U21 të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2023 | 16:26

Përforcim në mesfushë, Laçi fiton garën me klubet e Superiores për lojtarin e U21 të Kosovës

Laçi ka mbajtur një profil të ulët në merkaton e kësaj vere, duke u bazuar më tepër te lojtarët e rinj, të cilëve do u jepet shansi këtë sezon me shpresën se mund të shëprthejnë në Superiore.

altin kryeziu

Emra si Ronald Sobovale, Emanuil Guci, Orgi Cena, Khalil Taleb, Luis Paulo Silva Zhunior, Ortelio Biba, Ledjo Tresa, Agan Mjaki dhe Anderson Filipi po stërviten prej ditësh në urdhrat e trajnerit Stavri Nica. Mirëpo, i fundit që u bë pjesë e bardhezinjve është mesfushori Altin Kryeziu. Lojtari 21-vjeçar i lindur në Slloveni, por me origjinë nga Kosova, mund të quhet përforcimi i radhës i kurbinasve.

Ai vjen pas eksperiencës te klubi i madh slloven, Maribor, ku në kampionatin e kaluar u aktivizua në katër ndeshje. Më parë ka qenë te klubi Tabor Sezana, ndërsa ka luajtur edhe në Belgjikë me Virton. Kryeziu është formuar si futbollist te akademitë e klubeve italiane, SPAL dhe Torino. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, i cili luan në rolin e shkatërruesit.

Interesant është fakti se për të marrë shërbimet e kosovarit, Laçi ka fituar garën me Skënderbeun, duke bindur lojtarin. Klubi korçar mësohet se kishte biseduar me Kryeziun më parë, por 21-vjeçari u bë pjesë e Laçit dhe ka luajtur në miqësoret e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"