Përflitet për një kalim te Milani, reagon babai i Zaniolos: Ka shumë zëra për kuqezinjtë, por djali im…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 15:06

Përflitet për një kalim te Milani, reagon babai i Zaniolos: Ka shumë zëra për kuqezinjtë, por djali im…

Gjatë një interviste të gjatë dhënë për një radio lokale në qytetin e La Specias, Igor Zaniolo foli edhe për djalin e tij Nikolo, i cili u largua nga Roma në fund të janarit, për shkak të një krisje me të gjithë ambientin, për t’u bashkuar me Gallatasarajin.

zaniolo

Emri i fantazistit ka qenë i lidhur edhe me Milanin së fundi, në merkaton e dimrit dhe po përflitet për një rikthim të mundshëm në Itali gjatë verës me destinacion pikërisht kuqezinjtë.

“Im bir po bën shkëlqyeshëm në Turqi dhe klubi ka nënshkruar me të posaçërisht për Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm. Sigurisht që ata do të fitojnë kampionatin këtë vit. Ka shumë thashetheme, por Nikolo ka një çmim të caktuar dhe po bën shumë mirë në Stamboll”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"