Përballja me Pogradecin, Resuli: Flamurtari ka ndryshuar, besoni tek ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 13:08

Përballja me Pogradecin, Resuli: Flamurtari ka ndryshuar, besoni tek ne

Flamurtari do të tentojë maksimumin sot në Pogradec. Për “Panorama Sport”, trajneri Dritan Resuli tha se e njeh kundërshtarin dhe do të udhëtojë vetëm për të marrë pikë. RESULI

“E kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje. Ekipi gjatë këtyre javëve ka bërë mirë dhe ka treguar shenja rritjeje. Jemi përgatitur dhe kemi marrë masat kundër një kundërshtari që e njohim. I kemi të gjitha informacionet, kështu që do të bëjmë më të mirën mbështetur te këta djem që kemi. Objektivi i Flamurtarit në çdo ndeshje është që të marrë maksimumin.

Kemi strategjitë tona për mbarëvajtjen e takimit. Pretendojmë të marrim një rezultat pozitiv. Grupi është i plotë dhe gjendja fizike e lojtarëve është e kënaqshme. Kështu që themi se do të japim më të mirën. Ekipi ka ndryshuar, nga dita e parë e stërvitjes e deri më sot. Ata djem nuk janë më 18 apo 19 vjeç. Kanë kaluar 4-5 muaj dhe kanë ndryshuar. Normalisht që është i pritshëm ndryshimi, edhe pse diferenca te kualitetet, eksperienca apo disa elemente të tjera që përbëjnë detajet, mund të na penalizojnë pak. Them se jemi në rrugë të mbarë, pasi me 1-2 fitore ndryshon i gjithë kalendari. Mendoj që jemi në anën pozitive, shto këtu edhe performimin që djemtë janë duke bërë në lojë”, u shpreh Resuli.

RIKTHIMI – Trajneri tregon edhe periudhën e kalimit të COVID-it. “Kalova me sukses COVID-in. U bëj thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes se është çështje shëndeti. Edhe pse jo fizikisht pranë ekipit, kam qenë me ta në çdo seancë, në çdo moment, sepse ne tani jemi grup dhe familja e madhe Flamurtari”, përfundon trajneri Resuli.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"