Përballë njëra-tjetrës në Ligën e Europës, ja statistikat e duelit Juventus-Fraiburg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 13:31

Përballë njëra-tjetrës në Ligën e Europës, ja statistikat e duelit Juventus-Fraiburg

Sot luhet ndeshja e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Europës mes Juventusit dhe Fraiburgut. Ja statistikat e përballjes së tyre:

juventus-v-freiburg-uel-09-03-23-1677684133427

– Ky do të jetë takimi i parë historik mes Juventusit dhe Fraiburgut në një kompeticion europian, ashtu sikurse për Fraiburgun është përplasja e parë me një skuadër italiane.

– Hera e fundit që Juventusi ka ndeshur një skuadër gjermane në Kupën UEFA/Ligë Europe ka qenë në prill 1995, me “Zonjën e Vjetër” që eliminoi Borusian e Dortmundit me rezultatin e përgjithshëm 4-3, në gjysmëfinale.

– Juventusi ka mbetur i pathyeshëm në 7 nga 8 ndeshjet e fundit kundër skuadrave gjermane, në kompeticionet UEFA (4 fitore dhe 3 barazime), me humbjen e fundit që daton 16 mars 2016 (2-4 pas kohëve shtesë, ndaj Bajernit të Mynihut në 1/8-at e finaleve të Champions-it).

– Juventusi ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e luajtura në Ligën e Europës (6 fitore dhe 9 barazime). Suksesi 3-0 kundër Nantës, në turin e kaluar, ishte më i thelli në këtë kompeticion për bardhezinjtë.

– Fraiburgu është një nga 3 skuadrat e pamposhtura në këtë sezon të Ligës së Europës (4 fitore dhe 2 barazime), në fazën e grupeve. Ndërkohë, vetëm Sociedadi (2 gola) ka pësuar më pak gola sesa Fraiburgu (3 gola), në këtë edicion.

– Fraiburgu ka realizuar 8 gola në tri transfertat e fundit europiane (mesatare 2.6 për ndeshje). – Në “play off”-et e Ligës së Europës, Juventusi ishte skuadra që lëshoi më shumë gjuajtje kundrejt portës rivale (18), por në të njëjtën kohë edhe ajo që pati saktësinë më të madhe për sa u përket atyre në kuadrat (64.3 %).

– Vinçenco Grifo është futbollisti italian që ka marrë pjesë në më shumë gola, në këtë sezon, në të gjitha kompeticionet (20 herë protagonist me 14 realizime dhe 6 asiste). Futbollisti i datëlindjes 1993 ka barazuar rekordin e tij personal në një sezon të vetëm, mes asisteve e golave (20 edhe sezonin e kaluar, por me 13 realizime dhe 7 asiste në 40 prezenca sezonale).

– Angel di Maria ka qenë protagonist me 6 gola, në pesë ndeshjet që ka luajtur me Juventusin në Kupat e Europës (3 asiste në Champions dhe tripletë ndaj Nantës në turin e kaluar të Ligës së Europës).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"