“Për sa kohë kemi besim, do të bëjmë gjithçka në fushë”, sulmuesi Oshafi i jep zemër Tomorit para Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 21:55

“Për sa kohë kemi besim, do të bëjmë gjithçka në fushë”, sulmuesi Oshafi i jep zemër Tomorit para Luzit

Tomori pret nesër Luzi 2008, një takim i mirëfilltë mbijetese për të dy ekipeve. Ndryshe nga beratasit që janë në krizë rezultatesh, Luzi vjen me moral të lartë, ku javën e fundit i dha leksion Bylisit.

OSHAFI

Për Tomorin ngushëllim  mund të quhet zhbllokimi i sulmuesit Aldrit Oshafi, që shënoi në Peshkopi. Në prag të sfidës me Luzin, për “Panorama Sport” Oshafi u shpreh: “Ndeshjen e radhës po e përgatisim për fitore. Për sa kohë kemi besim, do të bëjmë gjithçka në fushë.

Fitorja do të na shërbente dyfish, për renditjen, por edhe në drejtim të moralit për javët në vazhdim. Ndihem mjaft mirë pas rikthimit te goli dhe të gjithë së bashku do të kontribuojmë maksimalisht për ta fituar këtë përballje dhe për ta shpëtuar Tomorin”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"