Peposhi: Kam luajtur te një skuadër e madhe si Tirana, dua të fitoj titullin me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 17:47

Peposhi: Kam luajtur te një skuadër e madhe si Tirana, dua të fitoj titullin me Kukësin

Mbrojtësi i mjaftë, Ardit Peposhi është prezantuar sot si përforcimi më i ri i në merkato i Kukësit.

Peposhi

Gjatë konferencës përshtyp, 24-vjeçari u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit të vendlindjes dhe shpreson që të fitojë sa më shumë trofe me skuadrën e tij të re. Peposhi premtoi që do të japë maksimumin për të bindur trajnerin që ai të aktivizohet sa më shumë.

Kalimi te Kukësi

“Së pari jam shumë i lumtur që jam te ekipi kampion te ekipi i vendlindjes time, Kukësi ka objektiva madhorë, përderisa kam pranuar të jem pjesë e Kukësit kam pranuar sfidën dhe dua të fitoj tituj me këtë ekip. E di presionin që është te Kukësi, pasi në të kaluarën time kam luajtur te një skuadër e madhe si Tirana.”

Premtimi

“Unë do të bëj maksimumin do të punoj fort për të bindur trajnerin dhe për të luajtur sa më shumë. Dëshira ime është të spikas me Kukësin ti jap shumë kësaj skuadre ashtu siç mund të më japë edhe Kukësi mua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"