Penalltitë “mallkim” për Spanjën në Botëror, ja sa ndeshje kanë humbur me 11-metërsha iberikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:54

Penalltitë “mallkim” për Spanjën në Botëror, ja sa ndeshje kanë humbur me 11-metërsha iberikët

Skuadra spanjolle i dha lamtumirën Kupës së Botës në Katar në fazën e 16-të pasi u mposht nga 11 metrat ndaj Marokut. Një ngjarje e paprecedentë me Pablo Sarabia, Karlos Soler dhe Serxhio Buskets që dështuan në tre penalltitë.

E2F72UODAQP6UOP5WE6VKGUEG4

Me këtë disfatë në Doha, Spanja është bërë skuadra që ka humbur më shumë penallti në historinë e ngjarjeve të Botërorit. Katër nga pesë.

1/Historia e zezë me dënimet maksimale filloi të falsifikohej në Meksikë 86 kundër Belgjikës, kur Eloj humbi penalltinë nga 11 metra dhe skuadra e Migel Munjoz u eliminua nga çerekfinlja.

2/ 16 vjet më vonë, historia u përsërit dhe iberikët u eliminuan në çerekfinale kundër Koresë së Jugut në 2002 me një gabim të Joakin.

3/ Në Botërorin e Rusisë, Spanja i dha lamturinë kompeticionit pasi humbi me penallti ndaj Kroacisë.

4/ Dhe katër vjet më vonë në Katar, fati i ktheu edhe një herë shpinën skuadrës spanjolle kundër Marokut.

Vetëm në vitin 2002 kundër Irlandës, Spanja fitoi me penallti falë një pritjeje të Iker Kasijas.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"