Pedagogë, portierë të dështuar dhe një italian, ky është stafi i Murinjos te Totenhemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:39

Pedagogë, portierë të dështuar dhe një italian, ky është stafi i Murinjos te Totenhemi

Zhoze Murinjo nuk do të mund të ketë te Totenhemit stafin e tij të vjetër, me të famshmit Rui Faria (nën kontratë me ekipin e Katarit Al-Duhail) dhe Silvinjo Louro. Por ai do të ruajë pjesën më të madhe të stafit të tij të Junajtid.murinjo

Asistenti i ri i Murinjos do të jetë bashkatdhetari i tij, Zhoao Sakramento, i cili vjen nga klubi i Lilës, ku ai mbante të njëjtin pozicion si ndihmës i Kristofer Goltier. Karlos Lalin do të jetë trajneri i fitnesit, Xhovani Çerra, analisti, ndërsa Rikardo Formosinjo do të mbajë rolin e skautit: të tre këta i shërbyen Zhozesë në “Old Trafford”.

ZV/TRAJNERI – Sakramento, i cili vjen gjithashtu nga Portugalia, ka qenë asistent i Leonardo Zhardimit te Monako. Ai ka ndjekur Universitetin e Glamorganit në Uells dhe zotëron edhe masterin e Trajningut. Ai ka punuar edhe si lektor i lëndës së Trajningut dhe Performancës.

TRAJNERI I FITNESIT – Lalin kujtohet për zënkën e fortë që pati me Murinjon përpara një ndeshje të Ligës së Europës në mars 2017 në qendrën stërvitore “Carrington”. Ishte skauti Rikardo Formisinjo ai që ndërhyri për të shmangur degradimin e situatës. Lalin ka punuar me Moun te Çelsi dhe Reali. Venezueliani ka studiuar Edukim Fizik dhe Fizioterapi në Spanjë, përpara se të niste punë te Deportivo La Korunja. Ai qëndroi 10 vite atje, përpara se të firmoste me Realin, ku iu bashkua Murinjo.BeFunky-Collage-3

SKAUTI – 63-vjeçari Formosinjo vjen në rolin e skautit. Ka lindur në Setubal, nga është edhe Murinjo dhe deri më sot ka punuar në 21 klube. Fillimisht punoi me Murinjon te Porto në 2003, pastaj u bashkuan te Reali.

TR. I PORTIERËVE – Nunjo Santos ishte pjesë e Lidsit 1998-99, por nuk luajti asnjë ndeshje. Roli i fundit i 46-vjeçarit ishte me të njëjtën detyrë, por te Lila.

ANALISTI – Italiani Çerra i bashkohet ekipit të analistëve, tre vite pasi Murinjo i dha një dush të ftohtë. I lindur në Romë dhe zhvendosur në Londër për të kryer studimet e tij për Dizajn Industrial, pasi u diplomua u punësua nga “Microsoft”. Flet anglisht, italisht dhe frëngjisht. Si analist, ai i kthen statistikat e skautingut në plane për ndeshjen dhe imazhe që lojtarët t’i kuptojnë shumë lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"