Pavarësia e Shqipërisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe kreu i “VATRËS” ngrenë flamurin kuqezi, i ftuar Irfan Hysenbelliu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 9:38

Pavarësia e Shqipërisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe kreu i “VATRËS” ngrenë flamurin kuqezi, i ftuar Irfan Hysenbelliu

Nju Jorku u vesh kuqezi dje, teksa komuniteti shqiptar në Amerikë ka organizuar ceremoninë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë.

317409884_513987120769563_7772248922088974725_n

Në një prej shesheve kryesore të Nju Jorkut, kryebashkiaku Eric Adams dhe kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha, ngritën në mënyrë simbolike flamurin kuqezi.

Teksa mori fjalën në ceremoni, kryebashkiaku Adams bëri simbolin e shqiponjës me duar, çka u pasua me duartrokitje nga të ftuarit e pranishëm.

hysenbelliu adams e berisha

“Nuk mund të ishit këtu për një ceremoni të flamurit, pa ngritur edhe ne flamurin tonë. Aktualisht, djali im është në Shqipëri për të performuar dhe treguar talentin e tij. Kështu që ai më ka bërë me dije që unë nuk jam i vetmi që kam talent”, tha qytetari i parë i Nju Jorkut. “Çfarë komuniteti! Ky komunitet ka shumë rëndësi për mua.

Mbështetja juaj, fokusi, disiplina, drejtuesit e bizneseve të vogla. Ju besoni te siguria publike. Ju besoni te familja, ju besoni tek arsimimi dhe ju besoni në patriotizmin që përqafon vendin ku keni ardhur, teksa doni vendin tuaj, Shqipërinë.

I vetmi vend në botë që ju themi t’i përmbaheni kulturës suaj teksa vini këtu dhe e shkrini atë me eksperiencën amerikane.

Jam i lumtur që jam këtu me zëvendësin, komisionerin tim, zyrën e çështjeve të emigrimit, komisionerin tim të çështjeve ndërkombëtare, komisionerin Mermanstein dhe ne duam gjithashtu të vlerësojmë ambasadorin e Shqipërisë këtu, znj. Faber.

317361379_557888816344378_725655877222428655_n

Mirë se vini në kryeqytetin shqiptar të Amerikës! Jemi krenarë që kemi popullatën më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë”, u shpreh kryebashkiaku Adams.

Gjatë ceremonisë, Adams mori si dhuratë nga kryetari i “Vatrës” edhe një pikturë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe një portret të Nënë Terezës.

Të ftuar specialë në këtë ceremoni që mblodhi personalitete shqiptare me kontribute në komunitetin shqiptar në SHBA, ishin edhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ndodhet prej disa ditësh në një vizitë në SHBA, ku është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Nathalia Fernandez, përfaqësuese demokrate e Distriktit të 80-të në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.

Federata PanShqiptare e Amerikës “Vatra” nderoi me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata Vatra mblodhi me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ‘Vatra’ në 110-vjetorin e Pavarësisë kombëtare nderon me ‘Mirënjohje’ z. Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës ‘Vatra’, për ngritjen e nivelit dhe platformës mediatike dhe asaj edukative në mbarë Shqipëri dhe më gjerë, duke qenë kurdoherë një promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar”, thuhet në vlerësimin e kryetarit të ‘Vatrës’, Elmi Berisha.

Federata Pan-Shqiptare ‘Vatra’ është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Në janar 2020, Kuvendi i Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’ zgjodhi kryetar të ri, biznesmenin dhe aktivistin Elmi Berisha.

adams1317452068_557888829677710_2168497395858549511_n317543959_557888823011044_2223290280582629346_n317324032_557888809677712_6864486220463947129_n317323618_557888813011045_6555499349027790479_n

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Nju Jorku “vishet” kuqezi me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë! Kryebashkiaku Eric Adams takohet me Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu

“VATRA” nderon me titullin “Mirënjohje” Irfan Hysenbelliun: Promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"