Pasardhësi i Nojerit, Bajerni i Mynihut gati të “gradojë” kapitenin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 14:37

Pasardhësi i Nojerit, Bajerni i Mynihut gati të “gradojë” kapitenin e ri

Joshua Kimish është bërë një nga lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm për Bajernin e Mynihut dhe kombëtaren e Gjermanisë.

KIMISH

Tani, mesfushori gjerman thuhet se do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm falë Julian Nagelsmanit. Për shumë tifozë, media dhe ekspertë, Kimish është pasardhësi i Manuel Neuer-it dhe kapiteni i ardhshëm i Bajernit.

Sipas “Sport BILD”, mesfushori do të ketë më shumë ndikim duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pavarësisht se nuk do të jetë kapiten zyrtar. Nagelsman dhe Kimish kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

“SportBild” pretendon se Joshua do të ketë më shumë fuqi në ekip dhe në klub në sezonin e ardhshëm dhe do të bëhet një lojtar edhe më i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës.

Mesfushori dhe trajneri bavarez janë gjithashtu në kontakt të rregullt gjatë pushimeve verore.

Trajneri i Bajernit mban një marrëdhënie edhe më të ngushtë me 27-vjeçarin sesa me dy kapitenët e tjerë Manuel Nojer dhe Tomas Myler. Lojtarët dhe trajneri vlerësojnë njëri-tjetrin.

Sipas mediave, ai do të jetë fokusi në të ardhmen dhe do të drejtojë ekipin si brenda dhe jashtë fushe. Nagelsman shkëmben ide me mesfushorin për planet e tij se si do të luajë skuadra, gjë që i pëlqen shumë ndërkombëtarit gjerman, pasi kërkon një trajner me plan dhe ide.

Kimish me sa duket ka qenë kritik ndaj trajnerëve si Niko Kovaç apo Karlo Ançeloti në të kaluarën.

Me Nagelsmanin, megjithatë, ai nuk është shprehur kundra dhe pse disa herë pa pasur dhe mosmarrëveshje, çka është normale për një skuadër të madhe si Bajerni.

Edhe pse Kimish është tashmë një nga mesfushorët më të mirë në botë, Nagelsman ende sheh potencial për zhvillim tek ai.

Trajneri i Bajernit dëshiron të punojë me lojtarin në të ardhmen, veçanërisht në pikat e rikuperimit të topit, kundër presingut dhe pasimeve në kundërsulme.

Për sa i përket shiritit, lojtari ka marrë prej kohësh edhe bekimin e drejtuesve më të lartë si dhe të vetë Manuel Nojerit i cili në një intervistë pranoi se ai (Kimish) do të ishte lojtari ideal për të mbajtur shiritin e kapitenit në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"