Pasaporta e Mavrajt, lajmi i “Panorama Sport” jehonë edhe në Greqi. Ja si e komenton portali më i madh sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 18:36

Pasaporta e Mavrajt, lajmi i “Panorama Sport” jehonë edhe në Greqi. Ja si e komenton portali më i madh sportiv

Fakti që Mërgim Mavraj ka marrë pasaportën greke, ka bërë bujë edhe në Greqi. Pas lajmit të publikuar dje ekskluzivisht në “Panorama Sport”, se mbrojtësi i Arisit kishte postuar një foto me pasaportën e tij të re, e ku shkruante “Faleminderit Greqi”, e më pas e kishte fshirë, kjo gjë ka bërë jehonë edhe në shtetin helen.

mavraj

Është portali më i madh sportiv, “gazzetta.gr”, e cila duke iu referuar “Panorama Sport, sqaron fakltin se Mavraj kishte sakrifikuar pasaportën gjermane, e tashmë është pajisur me atë greke. Në këtë procedurë, faktor kyç ka qenë edhe ndihma e klubit të Arisit, që ka bërë përshpejtimin e procedurave e Mavraj është pajisur tashmë me pasaportën greke.

Capture

Faksimile, lajmi i “gazzetta.gr” për Mavrajn

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"