Partizanit i mjafton Mazrekaj ndaj Flamurtarit, kosovari shënoi nga pika e bardhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2015 | 10:10

Partizanit i mjafton Mazrekaj ndaj Flamurtarit, kosovari shënoi nga pika e bardhë

partizani1

LAMURTARI PARTIZANI 0-1
GOLI Mazrekaj 23′ (11-m)
FLAMURTARI: Xhelilaj, Telushi, Gjinaj, Idrizaj, Maxhuni, Lena, Bocaj, Kruja (Beqaj 68′), Bregu (Shehaj 77′), Buval (Aliaj 77′), Abilaliaj.(Në dispozicion: Sali, Duda, G. Hoxhaj). Trajner: E.Ramela
PARTIZANI: Xhika, Fejzullahu, Rrahmani, Krasniqi, Cuculi, Trashi, Daja, Bylykbashi (Vrapi 79′), Ibrahimi (Bardhi 92′), Mazrekaj (Vatnikaj 88′), Raçiç. (Në dispozicion: Gjonikaj, Hasa, Qilimi, Myftaraj). Trajner: Sh.Duro
KARTONË TË VERDHË: Xhelilaj 23′, Maxhuni 27′, Gjinaj 68′, Lena 56′
KARTON I KUQ: Maxhuni 84′ VËZHGUES: Sami Elezi;
DELEGAT: Albano Janku
GJYQTARET Gjyqtarë: K.Meta, D.Agaraj (Tiranë), B.Ziri (F.Krujë)

Partizani e ka bërë festë në Vlorë. Të kuqtë kanë mundur kuqezinjtë në Vlorë me rezultatin 0- 1. Penalltia e Mazrekajt në pjesën e parë i ka dhënë fitoren Partizanit në transfertë. Flamurtari dhe Partizani vinin në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme. Takimi nis me një përqendrim të të dyja skuadrave në mesfushë, të cilat shpesh tentonin edhe drejt portave respektive.

Mbrojtja e Partizanit tregohet e vëmendshme që në minutat e para të ndeshjes, teksa largon disa rreziqe. Në minutën e 14-t, Mazrekaj vepron bukur në të majtë, duke pasuar në zonën për Raçiç, i cili avancon drejt portës vlonjate, por gabon. Në minutën e 22-të, Raçiç gjendet në zonë, por Xhelilaj ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe gjyqtari jep penallti në favor të Partizanit.

Mazrekaj merr përsipër ekzekutimin e penalltisë duke gjuajtur saktë 0-1 për Partizanin. Disa minuta më vonë është sërish Mazrekaj që avancon dhe hyn në zonë, por gjuajtja afër portës është e lehtë dhe mbrojtja vlonjate largon rrezikun. Në minutat në vazhdim do të kishte të tjera raste, por pa u konkretizuar. Pjesa e parë do të mbyllej në favor të Partizanit me rezultatin 0-1…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës ‘Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"