Partizani zyrtarizon Vilën, ja kontrata e re e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2016 | 18:05

Partizani zyrtarizon Vilën, ja kontrata e re e mesfushorit

Emiljano VilaPartizani njofton se ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me Emiljano Vilën. Mesfushori i prej disa ditësh është bashkuar me skuadrën ka vendosur të riveshë fanelën e kuqe dhe tashmë do të jetë një alternativë më shumë për trainerin Agostineli.

Futbollisti me tipare sulmuese nënshkroi kontratën e re me të kuqtë dhe do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit për 1.5 vjet. 27 vjeçari vjen pas aventurës jo fort të mirë në Azerbajxhan te Inter baku, ku nuk arriti dot të fitojë një vend në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"