Partizani me mendje nga KAS-i, nuk shkon më shumë se barazimi në miqësoren ndaj skuadrës maqedonase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 19:33

Partizani me mendje nga KAS-i, nuk shkon më shumë se barazimi në miqësoren ndaj skuadrës maqedonase

Partizani duket me mendjen nga KAS-i, teksa nuk nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Ohër nga skuadrës së Pelister që militon në elitën e futbollit maqedonas.

118700044_1435641356630256_4503461053104991071_o

Të kuqtë e Dajës kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të, me sulmuesin Solomon, ndërkohë që maqedonasit barazuan shifrat 10 minuta më vonë.

118768090_1435726493288409_8165401767836670929_n

Pas këtij momenti, ndeshja nuk prodhoi më gola, duke u mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Për sa i përket skuadrës së Pelisterit vlen të theksohet në 4 javët e luajtura në kampionatin maqedonas ka arritur 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

118766106_1435626463298412_5214424835427278353_o

Ndërkohë Partizani do të nisë sezonin e ri më 12 shtator në transfertë ndaj Kastriotit. Kryeqytetasit deri më tani kanë zhvilluar 5 miqësore, ku kanë siguruar 2 fitore (Partizani B dhe Pogradeci), 2 barazimi (Korabi, Pelister) dhe 1 humbje ndaj Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"