Partizani, mbrojtësi brazilian nuk spikat, thuajse i larguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2015 | 17:01

Partizani, mbrojtësi brazilian nuk spikat, thuajse i larguar

santanaMashado Santana, i cili ka ardhur për t’u provuar me të kuqtë. Nga ajo që është parë gjatë këtyre seancave rezulton se mbrojtësi 28- vjeçar nuk ka bërë dallim nga pjesa tjetër e ekipit, kështu që me shumë mundësi ai nuk do të mbetet pjesë e Partizanit të sezonit të ri.

Të dielën, trajneri Starova organizoi një ndeshje kontrolli brenda grupit dhe qëllimi ishte për të krijuar një ide rreth Alan Mashado Santanës.

Pas dështimit të provës së dy kosovarëve të Hajvalisë, Mërgim Pefqeli dhe Arbër Prekazi, si dhe Mikel Cankës, edhe braziliani nuk arrin që ta bindë stafin teknik.

Trajneri Starova gjithnjë ka pohuar gjatë kësaj kohe se Partizani do të jetë shumë i kujdesshëm në merkato, pasi do të afrojë vetëm lojtarët që i duhen. Gjasat janë që mbrojtësi brazilian të mos udhëtojë me ekipin drejt Ohrit për miqësoren e nesërme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"