Partizani ka fituar më shumë ndeshje ndaj Tiranës, shikoni statistikat për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:07

Partizani ka fituar më shumë ndeshje ndaj Tiranës, shikoni statistikat për derbin

Do të luhet ditën e nesërme derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do kërkojnë me çdo kusht fitoren. Më poshtë iu sjellim disa statistika të derbit:

Alban-Hoxha-PartizaniTirana (1)

NDESHJET – 157 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947 deri në 2020 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 49 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 220 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 175 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Muçi shënoi për bardheblutë dhe Ulliam Melo për të kuqtë, në përballjen e 10 korrikut 2020, që përfundoi në barazim 1-1.

DIFERENCA – 23 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12.10.13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.02.14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22.03.14 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat); 26.09.14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08.12.14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13.03.15 TiranaPartizani 1-2 (kampionat); 04.05.15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03.10.15 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.12.15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04.03.16 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat);04.05.16 Tirana-Partizani 2- 2; 25.09.16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat);01-02.12.17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);20.02.17 Partizani-Tirana 2-1; 28.04.17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28.09.18 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30.11.2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01.03.19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12.05.19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29.09.19 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 13.12.19 Partizani-Tirana 1-2 (kampionat); 28.02.20 TiranaPartizani 5-1 (kampionat); 10.07.20 Partizani-Tirana 1-1 (kampionat)

ISH-ËT – Katër lojtarë do të kenë statusin e ish-ëve në derbin e radhës që do të luhet më 4 dhjetor. Idriz Batha, Agustin Torasa kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë, Dionis Çikani dhe Kevi Llanaj kanë statusin e ish-it. HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"