Partizani gati për Atletikun, zbardhet axhenda e “demave”. Ja kur do të fluturojnë drejt Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 23:44

Partizani gati për Atletikun, zbardhet axhenda e “demave”. Ja kur do të fluturojnë drejt Andorrës

Partizani kreu ditën e djeshme stërvitjen e parafundit para nisjes për në Andorrë. Collage Maker-22-Jul-2023-08-40-AM-1329

Kjo seancë nisi me një stërvitje të lehtë në aspektin atletik dhe më pas vijoi me taktikat dhe këshillat precize të trajnerit Zoran Zekiç për ndeshjen e së martës në orën 17:00. Lajmi i mirë ishte rikthimi i Viktor da Silvës, i cili një ditë më parë nuk ishte i pranishëm për arsye personale. Braziliani u stërvit normalisht me grupin.

Nga ana tjetër, është mësuar edhe axhenda për sfidën e së martës ndaj Atletik Eskaldes. Skuadra do të udhëtojë që nga dita e nesërme drejt Andorrës, për të pasur kohën e nevojshme për tu çlodhur dhe për tu përgatitur.

Në orën 4:00 të mëngjesit të së dielës Partizani do të fluturojë drejt Andorrës po me një avion “charter”. Më pas do të akomodohen dhe hotel dhe pasdite do të zhvillojnë stërvitjen e parafundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"