Parashikoi fitoren, Hysaj shkëlqen ndaj Juventusit. Ja vlerësimi i mediave italiane për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:42

Parashikoi fitoren, Hysaj shkëlqen ndaj Juventusit. Ja vlerësimi i mediave italiane për shqiptarin

Elseid Hysaj diti se si të reagojë pas kartonit të kuq në Kupën e Italisë kundër Lacios dhe për një natë u rikthye ai i kohëve të Mauricio Sarrit, ndonëse natën e djeshme në “San Paolo”, trajnerin shumë të dashur për të e kishte si kundërshtar. 

Hysaj

Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë bëri një ndeshje të madhe, duke merituar elozhet e medias italiane për paraqitjen, duke u vlerësuar mes notës 6.5 dhe 7.

“TUTTONAPOLI” 6.5 – “Për t’u vlerësuar për paraqitjen fantastike të bërë sidomos në pjesën e dytë, në fazën defensive. Ai jo vetëm e dominoi korsinë e tij, por shumë shpesh ofroi dalje të shpejta në mbështetje të mesfushës dhe të sulmit. Ekzaltohet pas një topi të kaluar poshtë këmbëve ndaj Matuidit dhe sa më shumë që kalojnë ndeshjet, Elseidi po rikthehet të fitojë besimin në vetvete”.

Hysaj56

“CALCIOMERCATO” 7 – “Arrin t’i qëndrojë shumë shpesh i ngjitur Ronaldos dhe së bashku me ndihmën e Kajehonit frenojnë portugezin që të shpërthejë në korsinë e majtë. Në fazën defensive ishte thuajse perfekt, por në pjesën e dytë arriti që të ndalojë edhe një tentativë të frikshme të CR7.

Mbrojtësi që i duhet Napolit”. Dhe ta mendosh që vetë Hysaj, pas pjesës së parë, në mikrofonat që ishin prezent në fushë, e parashikoi fitoren: “Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Tani na duhet vetëm që të shtojmë presionin në zonën sulmuese të Juves dhe mund të fitojmë”. Dhe kapiteni i Shqipërisë pati të drejtë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"