Paraqitje spektakolare, mbrojtësi i kombëtares kërkohet nga kampionët e Greqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2019 | 23:23

Paraqitje spektakolare, mbrojtësi i kombëtares kërkohet nga kampionët e Greqisë

Duket se për futbollistë e kombëtares sonë do të jetë një verë intesive për sa i përket merkatos. Një emër i lakuar shpesh nga mediat greke është ai i Enea Mihajt, 20 vjeçarit që aktivizohet me Panetolikosin.

Mihaj

Mbrojtësi ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij dhe duket se është në “radarin” e shumë skuadrave. “Sportime.gr” raporton se së fundmi për shërbimet e tij është interesuar dhe kampioni i ri i Greqisë, PAOK. Për të ka shfaqur interesim edhe Benfika e Napoli.  Me kombëtaren tonë Mihaj regjistron vetëm 1 minutë të luajtur ndaj Skocisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"