Paraqitje dinjitoze në arenën europiane, mesfushori i Kombëtares kuqezi ndër më të mirët në fushë përballë klubit të La Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 22:46

Paraqitje dinjitoze në arenën europiane, mesfushori i Kombëtares kuqezi ndër më të mirët në fushë përballë klubit të La Ligës

Qazim Laçi po tregon një formë mjaft të mirë në prag të grumbullimit me ekipin kombëtar për ndeshjen që do të luhet pas një jave me Çekinë.

qazim-laciiif-750x430

Mesfushori shqiptar bind në arenën europiane, ku luajti titullar në përballjen kundër Real Betisit.

Pavarësisht se ekipi i tij, Sparta e Pragës humbi me shifrat 1-2, në aspektin personal Laçi ka lënë pas një ndeshje të suksesshme. Futbollisti i Kombëtares kuqezi është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për klubin çek.

“Sofascore“ e ka vlerësuar me notën 7.3 mesfushorin 27-vjeçar. Kjo është nota e dytë më e lartë për Spartën e Pragës, pas autorit të golit, Birmançeviçit (7.6)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"