Pankina kuqezi/ Reja me “valixhe në duar”, ish-futbollisti i Interit mbetet në “radarin” e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 23:39

Pankina kuqezi/ Reja me “valixhe në duar”, ish-futbollisti i Interit mbetet në “radarin” e Shqipërisë

Teksa jemi edhe një muaj e gjysmë nga përfundimi i kontratës së Edi Rejës në krye të stolit kuqezi, akoma nuk ka asnjë lajm zyrtar në lidhje me italianin.

di biaxho

Nga shorti i Europianit u deklarua se palët do të flasin kur kontrata aktuale të mbarojë (26 nëntor).

Vazhdimi dhe rinovimi i 77-vjeçarit duket i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë.

Teksa flasim për kandidatët e pankinës së Shqipërisë, pista e De Biazit, e cila u përfol në media, ra, për faktin se trajneri që dërgoi kuqezinjtë në “EURO 2016”, rinovoi me kombëtaren e Azerbajxhanit.

Kështu, lajme nga Italia pati edhe për Luixhi di Biaxhon, ku u përfol për një post te Shqipëria, atë të trajnerit ose të drejtorit teknik.

Edhe pse qarkulloi disa ditë si lajm, edhe nga gazetarët më të njohur të shtetit fqinj, akoma nuk ka asnjë gjë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"