Aksidentohet autobusi, skuadra e Kategorisë së Parë ia hedh paq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 21:36

Aksidentohet autobusi, skuadra e Kategorisë së Parë ia hedh paq

Klubi i Korabit luajti ditën e sotme transfertën e javës së pestë në transfertë ndaj Burrelit, takim që u mbyll në barazim 0-0.

korabi

Edhe pse doli me një pikë nga kjo transfertë, kthimi nga Burreli nuk ka shkuar shumë mirë për dibranët. “Panorama Sport” mëson se gjatë kthimit, ka pasur një incident me autobusin e ekipit të Korabit.

Autobusi ka pësuar një problem me sistemin e frenimit, dhe gjatë kthimit është spostuar në një moment në anë të rrugës. Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë problem për ekipin, përveç trembjes së lojtarëve në ato momente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"